Çfarë duhet të bëjnë qeveritë që të mendojnë më seriozisht për përgatitjen e brezit të ri, në shkollat edhe universitetet tona? Kjo është një çështje e madhe, që ka të bëjë jo thjesht me stadin aktual të zhvillimit të vendit, por me të ardhmen e shoqërisë sonë, sepse e ardhmja e një shoqërie varet nga edukimi i brezave të rinj. Këtë periudhë rreth 26 anëtarë të Akademisë Shqiptare (jozyrtare) të Arteve edhe Shkencave nëpërmjet një dokumenti parashtrojnë ndihmën që mund të japin në reformën e sistemit arsimor.
Një nga anëtarët e kësaj akademie, profesor Fatos Tarifa, për kamerën e Report TV analizon disa nga arsyet që çalon sot sistemi arsimor në Shqipëri
Zoti Tarifa, ka kaluar një muaj nga dita që studentët kanë nisur protestat. Por ju si profesor edhe akademik i Akademisë Shqiptare (jozyrtare) të Shkencave edhe Arteve, si e keni parë këtë situatë?
Ne po kalojmë një situatë shumë interesante, por kritike do të thoja, këto kohët e fundit. Sidomos lëvizja e studentëve në dhjetorin e kaluar tregoi qartë, se jo çdo gjë shkon ashtu siç duhet, edhe se pakënaqësitë për kushtet e studimeve edhe për përmbajtjen e asaj, që studentët marrin në universitetet tona janë reale edhe po rriten. Një problem më i madh është sot, jo edukimi i rinisë, sesa edukimi i profesorëve që edukojnë rininë. Problemi ishte i tillë, që ne të gjithë e pamë si shoqëri. Një klasë studentësh të maturuar në mënyrë paqësore kërkuan përmirësonim e kushteve të studimit edhe të jetesës. Kërkesat u çmuan të drejta nga të gjitha palët. Ndërsa, ajo çfarë ne menduam që të bëjmë si Akademi, me rastin e mbledhjes sonë vjetore të përvitshme, siç është edhe në statutet tona, në qëllimet edhe misionin tonë, të ngremë zërin tonë për probleme që shqetësojnë vendin edhe natyrisht, që problemet e arsimit të lartë janë edhe problemet kryesore të kësaj shoqërie. Vetë anëtarët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, (kjo nuk është Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, por është mbarëshqiptare e arteve edhe shkencave) ka në përbërjen e saj një numër intelektualësh të shquar, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë, ose janë të angazhuar në universitetet shqiptare. Janë nga njerëzit që i njohin më mirë problemet e universitetit shqiptar edhe kanë një vështrim të përgjithshëm mbi sistemin arsimor, si ai është edhe çfarë duhet të ndryshojë. Në mënyrë që t’u përgjigjet më mirë nevojave të kohës edhe oportuniteteve që ofron koha.
Pra ne i shohim problemet që kanë lindur në arsimin e lartë edhe pas miratimit të ligjit të ri të arsimit rreth 3 vite më parë, si probleme që nuk qëndrojnë në vend, por që kërkojnë zgjidhje kreative. Besojmë se ligji i arsimit të lartë edhe përse është një ligj i mirë ka vend që të ndryshohet në përputhje me kohën edhe në përshtatje me nevojat e ardhshme.
l.h/ dita
Ky shkruan ne aje, jo me kembe ne toke. E ne fund te fundit, çfar rendesie ka se çfar mendon ky.
Kur ishim studente
Studentet e te gjithe kohrave , ushqejne nje deshire te madhe : Te fitojne dituri , permes stu-dimit . Une flas per jeten studentore shqiptare , perpara disa dekadash , por gjithnje , per nje jete shqiptare origjinale . Kishte tre rregullore , per shkolle , per mencen dhe per konviktin . Frekuentimi ishte fakultativ , por po shkele nje nder pikat e rregulloreve , denoheshe , deri ne masen e fundit , perjashtim .
Fakultetin , nuk e kishe zgjedhur , por te ishte caketuar nga nje instance zyrtare . Kjo padrejtesi shoqerore , kompesohej me sudim intensiv , nga studenti dhe petagoget , qe synonin ta benin fakultetin sa me miqesor .
Me qe flitet , per kushtet . menxa dhe konvikti ishin mjedise te mira , krahasimisht me mjedisin rrethus , por nuk kishte dushe , duhej te beje dush, ne dushet publike , ne qender te Tiranes .
Fola , per rregulloret dhe masat , qe merreshin , kur shkeleshin . Te provoje te kryeje thyerj te tjera disiplinore , kishe pune me ligjin . Ashpersia e atyre ligjeve , eshte e mirenjohur .
Kur shof se studentet bllokojne dyert e auditoreve dhe te zyrave , me neveriten . Nuk ka ajo dhe kjo kohe . Studenti eshte nje lloj , Ka ardhur per te stu- juar . Kete ja garanton shteti . Cili je ti , qe pengon studimin?
Kam pase pare ne ekran nje dryn te vendosur ne deren e auditorit . Cilet e vune kete dryn , ose cili? Universitete nuk kane pasur guxim t’i mbyllin inkuizitoret , prandaj jane me jete disa shekullore . Mediat njoftuan se Qeverria I plotesoi te 8 kerkesat dhe me shume . C’ kerkohet me? Proteste kunder studimi-it , kunder universitetit ! Djali ose djemte , qe vune drynin , duhet te denohen me ligj , si njerez , qe dhunojne institucionin me te kulturuar te shtetit . Te tjerat i dine vete juristet . Zgalem