Administrata shtetërore amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet (FDA) i heq licencën markës Johnson & Johnson. Marka e njohur dhe e përdorur edhe në Shqipëri është pezulluar për shkak të pranisë së substancave kancerogjene në produktet e saj.
Hetimet e para për këtë rast kanë nisur në vitin 2007. FDA ka zbuluar se substanca kancerogjene formohet gjatë procesit të krijimit të produkteve si shampot apo pudrat, të cilat përdoren gjerësisht për fëmijët e porsalindur.
Sipas zyrtarëve të FDA, niveli i lartë i oksidit të etilenit në këto produkte i bën ato një rrezik potencial për shëndetin e përdoruesve. Shqetësues është fakti se këto produkte janë të destinuara kryesisht për fëmijët e porsalindur, madje kompania reklamon prej vitesh faktin se përdorimi i shampove të kësaj marke nuk provokon lot tek të vegjlit.