Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Fejzullahu: 6 pikë nuk janë shumë, besojmë te titulli kampion
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Fejzullahu: 6 pikë nuk janë shumë, besojmë te titulli kampion
Sport

Fejzullahu: 6 pikë nuk janë shumë, besojmë te titulli kampion

Dita
Published April 9, 2016
Share
SHARE

Nuk ka vend për alarm, Partizani do të luftojë deri në fund të kampionatit për titullin kampion. 6 pikë diferencë nga Skënderbeu janë të rikuperueshme për mbrojtësin e të kuqve, Arbnor Fejzullahu, i cili u shpreh me nota optimiste në ditën e 23 vjetorit të tij të lindjes: “Unë mendoj që do të shpallemi kampion këtë sezon, sepse 6 pikë diferencë nuk janë shumë edhe për faktin se këtë javë Skënderbeu ka një ndeshje shumë të vështirë në Kukës. Shpresoj që të marrim tre pikët tona që t’i afrohemi sa më shumë Skënderbeut”.

Shtatlarti i repartit të tërhequr theksoi se zërat e merkatos nuk e shqetësojnë aspak pasi mbetet i fokusuar te Partizani, ndërsa bëri një koment edhe për polemikat e ditëve të fundit ku trajneri Andrea Agostinelli aludoi për tolerim të Laçit ndaj rivalit direkt, Skënderbeut. “Ndaj nesh Laçi bëri detyrën dhe unë nuk mund të komentoj formacionin që zgjedh trajneri i tyre. Ne nuk duhet të shikojmë aleancat që bëjnë ekipet e tjera dhe duhet të përqendrohemi te vetja jonë”, pohon Fejzullahu.

Transferta e radhës do të luhet në Vlorë, ku Partizani sfidon Flamurtarin në krizë rezultatesh, por Fejzullahu kërkon që skuadra të jetë e fokusuar për të mos hedhur një tjetër hap fals. Ai thotë: “Normalisht edhe për ne është një ndeshje e vështirë. Flamurtari ka një skuadër të mirë, pavarësisht ecurisë. Kemi vuajtur në Vlorë në të shkuarën, por këtë herë kërkojmë të arrijmë te fitorja”.

Sfida mes kryeqytetasve dhe skuadrës vlonjate do të luhet të dielën në orën 19:00 në stadiumin “Flamurtari”.

Dita April 9, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?