Në parlament bëmë “adetin e radhës” duke ratifikuar edhe nje Protokoll Opsional të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Them “adetin e radhës” sepse po kaq i rëndësishmën sa diskutimi dhe miratimi i ligjeve në parlament, është edhe monitorimi i zbatimit të tyre (po nga parlamenti), dimension i cili lë shumë për të dëshiruar. Përmirësimi i legjislacionit në këto 20 vite në lidhje me të drejtat e njeriut, edhe për të drejtat e fëmijëve nuk mund të mohohet; ashtu sic nuk mund të mohohet fakti që shumica e ligjeve kanë mbetur deklarative, të pazbatueshme dhe nuk kanë pasur impaktin e duhur.
Konventa për të Drejtat e Fëmijëve (KDF) është traktati më i ratifikuar në të gjithë botën ku edhe Shqipëria si shtet palë merr përsipër të garantojë respektimin dhe zbatimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Pikërisht neni 12 i Konventes se OKB “Per te drejtat e femijes” i ratifikuar shumë vite më parë ka parashikuar te drejten per pjesemarrje te femijes, e lidhur ngushtësisht dhe me nenin 3 të saj “interesi më i lartë i fëmijës”. Në çdo vendim që ka lidhje me fëmijët, interesi më i mirë i tyre duhet të jetë konsiderata parësore dhe ky koncept duhet theksuar dhe të jetë në bazën e të gjitha programeve apo politikave që kanë lidhje me fëmijët.
Një thënie e Mandelës
Do të doja të ndaja me ju një thënie nga Neslon Mandela lidhur me reflektimin që duhet të bëjë çdo shoqërië për kujdesin dhe trajtimin që i bënë fëmijëve “fëmijët janë imituesit më të mëdhenj dhe më të shpejtë , prandaj duhet të jemi të kujdeshsëm se cfarë modelesh duhet t’iu japim atyre. Por kjo mund të arrihet vetëm me konsensus dhe investim të madh publik. Ne duhet të mbrojmë fëmijët tanë, qytetarët më të brishtë në shoqëri duke u ofruar atyre modele pa dhunë dhe frikë”. Do të mjaftonte vetëm kjo frazë për të menduar se ku jemi, dhe cfarë jemi duke bërë me fëmijët tanë edhe se cfarë brezi jemi duke rritur edhe edukuar.
Fëmijë që nuk mund të shkojnë dot në shkollë apo fëmijë që duhet të ecin 2-3 orë në ditë për të shkuar në shkollën më të afërt, fëmijë që punojnë për të mbajtur familjen, fëmijë që lypin, e që u ofrohen çdo ditë modele me dhunë, me vrasje, me shifra depresioni alarmante me vrasje, me plagosje me vjedhje. Ka të tjerë të kequshqyer, që jetojnë në kasolle , që nuk kanë akses ndaj shërbimit shëndetësor , që punojnë nga mëngjesi në darkë për të mbajtur familjen. Janë këta fëmijët e vërtetë të Shqipërisë tjetër, në fakt të Shqipërisë së vërtetë, të Shqipërisë që kërkon t’i Bashkohet nesër Bashkimit Europian dhe me sa duket është akoma shumë larg, më larg se sa thjesht 3 ligje. Ju siguroj që këta fëmijë janë realë që i ndeshim çdo ditë në çdo cep të Shqipërisë, të cilët fakteqësisht nuk po përfitojnë nga mrekullia ekonomike e Shqipërisë, nga e cila me sa duket nuk po përfitojnë as edhe të rriturit.
Këta fëmijë jo vetëm nuk po përfitojnë nga rritja ekonomike, por është momenti sot për t’i kërkuar ndjesë për këtë realitet, edhe sidomos kjo qeveri t’i kërkojë ndjesë për premtimet e bëra në vitin 2009 në programin qeverisës edhe që nuk janë realizuar.
Premtime të pambajtura
Një premtim i pa realizuar i Partisë Demokratike është se “brenda vitit 2013 ne synojmë që çdo qytetar shqiptar të ketë ndihmë ekonomike mbi dy dollarë në ditë”. Konkretisht ajo që shqiptarët marrin nga ndihma ekonomike është më pak se një dollar në ditë me të cilat as nuk mund të mbajnë frymën gjallë. Kini parasysh se aktualisht në familjet që janë në varfëri dhe trajtohen me NE, jetojnë rreth 160 mijë fëmijë. Ndërkohë që 25 % e fëmijeve (apo 1 në 4) në Shqipëri jetojnë në varfëri, cka do të thotë që ata ushqehen keq, sëmuren shpesh, nuk argëtohen,dhe kanë pak ose aspka akses në arsim e shërbime.
Premtimi tjetër se “Familjet dhe individët në nevojë, që për arsye të vërtetuara janë në pamundësi të dalin nga mjerimi, do të gëzojnë të gjithë ndihmën ekonomike të nevojshme që të ushqehen, vishen dhe gëzojnë të gjitha shërbimet, kujdesin shëndetësor, arsimimin e fëmijëve, njëlloj si të tjerët”, jo vetëm që nuk është realizuar por studimet apo raporte e isntitucioneve ndërkombëtare tregojnë se kjo ka mbetur një fraze e bukur, por vetëm në letër. Ne një raport të fundit te UNICEF-it rezulton se per keta femije te familjeve me ndihme ekonomike shpenzohet vetem 4. 891 leke ne muaj, per person. Femijet nga familjet e varfra shpensojne 3.9 here me pak per shpenzimet shendetesore dhe 4.8 here me pak per arsimin e tyre se familjet me te ardhura normale.Ndihma ekonomike nuk është e mjaftueshme dhe nuk i jep prindërve mundësinë e duhur për rritjen e një fëmije në kushte normale. Shumë-dimensionimi i varfërisë së fëmijëve nuk trajtohet dhe nuk mudn të trajtohet nga skema aktuale e ndihmës ekonomik, me ta ardhurat nga e cila mudn të hahet vetëm bukë edhe supë . Studime të ndryshme tregojne se fëmijët të cilët mbijetojnë dhe rriten në kushtet e varfërisë ekstreme, trashëgojnë pasoja të cilat i shoqërojnë fëmijët, jo vetëm gjatë rritjes, por ka shumë të ngjarë që t’i shoqërojnë ata gjatë gjithë jetës së tyre.
Problemet më të mprehta
Do të përmend këtu edhe disa edhe nga problemet më të mprehta të fëmijëve në ditët e sotme që realisht tregojnë sa është marrë në konsideratë “interesi më i lartë i fëmijës” tek ne në Shqipëri: Puna e fëmijëve në përgjithësi dhe fëmijët të rrugës në veçanti, si forma të shfrytëzimit ekonomik dhe punës së detyruar të fëmijëve në Shqipëri, përbëjnë një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Historia e shfrytëzimit skllavërues të punës së fëmijëve është bërë tashmë fenomen tek ne, edhe akoma më keq në sipërmarrje të mbikqyrura nga shteti si në Gërdec ku katastrofa i kaloi kufijtë e dhimbjes. Fakti që puna e fëmijëve zhvillohet më së shumti në rrugë, i bën fëmijët viktima të mundshme të veprave penale të ndryshme si rrëmbimi dhe trafikimi i tyre. Konkretisht: 297 fëmijë të punësuar në shkallë vendi raporton ne vitin 2010 nga INSTAT; 280 fëmijë të punësuar raportohen ne vitin 2011 nga Inspektoriati Shtetëror i Punësimit, po nga ky Inspektoriat rezulton së ne 9 muajt e parë të vitit 2012 rezutlojnë 249 fëmijë në marrëdhënie pune .Ndërkohë pavarësisht se mungojnë shifrat e sakta dhe të plota për punësimin e fëmijëve, trafikimin e tyre ( trafikimin jashtë apo edhe brenda vendit, për këtë të fundit as nuk flitete fare), të gjtihë jemi dëshmirtarë se në çdo semafor të Tiranës, shohim të paktën 20 apo 30 fëmijë që thuajse e puthin makinën për 20 lekë.
Edhe në Raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan, Qershor 2012, theksohet fakti që Shqipëria mbetet akoma një vend origjine për trafikimin, ku përpos burrave dhe grave listohen dhe fëmijët subjekt i trafikimit seksual, punës së detyruar duke përfshirë këtu dhe lypjen e detyruar. Shkaqet e punës së rëndë të fëmijeve duhen kërkuar tek perjashtimi social, mundësite e pakta të familjeve për të siguruar të ardhura, si dhe varfëria. Për aq kohë sa nuk punohet për zhdukjen e shkaqeve, shfrytëzimi ekonomik i fëmijëve do të përbëjë një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.
Vetëm dhe të dhunuar
Problem tjetër është ai i femijeve pa kujdes prindëror në institucione, është që jane te papërgatitur per jete te pavarur pas moshes 18 vjeç, e pas mbarimit te shkolles ata nuk kane te siguruar strehimin e punen, ndaj per kete arsye janë më të rrezikuar nga probleme te trafikimit apo te shfrytezimit per prostitucion. Shkurtimi i fondeve ndja pushtetit vendor, decentralizimimi i pjesëshëm lidhru em shërbimet scoiale, si dhe moskoordinimi mes institucioneve vendore e qendrore, ka penguar hapat e integrimit të jetimëve në vendin tonë.
Një tjetër problem që lidhet drejtpërdrejt me varfërinë është edhe zvogëlimi i numrit të fëmijëve të rregjistruar në shkollë apo braktisja e shkollës. Këta janë fëmijët e minoriteteve etnike e kulturore, fëmijët jashtë kujdesit prindëror ose të braktisur, fëmijë që duhet të punojnë, fëmijët e ngujuar për shkak të gjakmarrjes dhe fëmijë më aftësi të kufizuar. Gjetje nga studime të ndryshme theksojnë se dhuna fizike dhe psikologjike përdoret si mjet kryesor për disiplinimin e fëmijëve në shkolla në Shqipëri. Konkretisht, më shumë se gjysma e fëmijëve vuajnë dhunë fizike dhe psikologjike në shtëpi, institucione, apo në shkolla. Në mënyrë paradoksale me këto të dhëna për dhunë ndaj fëmijëve Shqipëria mbase është i vetmi vend në botë që nuk ka thuajse asnjë lloj institucionin të shërbimit social shtetëror për të ndihmuar fëmijët viktima të dhunës. Dua të theksoj edhe vlerësoj kontributin signjifikant të shoqërisë civile në Shqipëri, konkretisht organizatave që punojnë për të drejtat e fëmijëve edhe të drejtat e njeriut në përmirësimin e kuadrit ligjor, në senisibilizimin e opinionit publik lidhur me këto të drejta edhe për më tepër në shërbimet që ofrojnë për fëmijët edhe familjet e tyre.
Buxhetet dhe fëmijët
Edhe po të analizojmë buxhetet e çdo viti, edhe konkretisht të vitit 2013, fëmijët fatkeqësisht thuajse janë të padukshëm në parashikime. Asnjë buxhet deri më sot nuk ka parashikuar shpenzime të vecanta për fëmijët shqiptarë. Megjithësë eshte miratuar Ligji për të drejtat e fëmijëve, fondi i parashikuar në buxhet për zbatimin e tij ka qenë i limituar që ka rezultuar në moszbatimin eficent të tij. Deri më sot janë ngritur vetëm 68 njësi të mbrojtjes së fëmijëve ne bashki e komuna, falë angazhimit edhe mbështetjes së organizatave të shoqërisë civile . Sërish askund në buxhet nuk përmenden askund fonde që të krijojnë institucione për fëmijët, për zhvillimin e tyre. Fëmijët e rrugës, fë mijë viktima të trafikimit, fëmijët në isntitucionet e paraburgimit, fëmijët romë, fëmijët me afëtsi të kufizuara, fëmijët në zonat rurale, fëmijët që punojnë, mbeten grupet më vulnerabël edhe më pa vëmendje nga shteti. Po pa vëmendje mbeten edhe të talentuarit apo edhe thejsht fmëijët që nuk kanë as ku të luajnë as ku të argëtohen, as ku të marirn kulturë e të edukohen vec televizorit, internetit apo video-games.
Realiteti shqiptar tregon se shteti nuk i ka mbrojtur fëmijët, përkundrazi shteti “bën sehir” edhe në rastet kur dhunohen apo janë të neglizhuar, akoma më keq kur rrëmbehen. Nuk mund të presim që këta fëmijë sot të rriten edhe edukohen në mënyrë të shëndetshme në këtë realitet ku ka mungesë vëmendje edhe më keq akoma injorim të problematikave të tyre. Problemet me të cilat përballen fëmijët si pjesë e shoqërisë shiptare, nuk mund të zgjidhen vetëm duke ratifikuar konevnta , por kërkojnë një përqasje tjetër një përqasje të integruar me të cilën duhen adresuar shkaqet e këtyre problemeve. Vullneti edhe angazhimi politik duhen treguar realisht me zbatimin e ligjeve edhe konventave, me programe zhvillimi, me programe punësimi me ofrim të shërbimeve në çdo cep të Shqipërisë që brezi që po rrisim të jetë më i shëndetshëm, më human, më demokratik edhe më europian.
*Deputete në Kuvendin e Shqipërisë
Eshte nje fraze nga poezit e Migjenit”kafshate qe s’ kaperdihet…tmerr.