Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Femra britanike që po fut në sherr kampionin me familjen e tij
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lifestyle > Femra britanike që po fut në sherr kampionin me familjen e tij
Lifestyle

Femra britanike që po fut në sherr kampionin me familjen e tij

Elton Tafaruci
Published May 25, 2016
Share
SHARE

A mund të përjetojë një njeri dy përralla?

Kjo është pikëpyetja që ngre media britanike, teksa komenton dasmën e yllit të futbollit, Jamie Vardy.

Tre javë më parë ai udhëhoqi ekipin e tij, Leicester drejt fitimit të titullit kampion në Angli, duke habitur mbarë botën.

Lojtari që arriti një triumf të pazakontë dhe historik, do të martohet sot.

Por këtë herë nuk do jetë tamam një përrallë, edhe pse ceremonia do mbahet në kështjellën Peckforton.

Mamaja e tij Lisa, dhe njerku Phil, që e kanë rritur prej kur ishte bebe, nuk do jenë në ceremoni.

As gjyshërit nuk do jenë të pranishëm.

Shkaku: E fejuara e sportistit, brunia e rrezikshme, Becky Nicholson.

Prindërit e futbollistit e pranojnë se kanë një vit që nuk flasin me djalin e tyre për shkak të modeles.

“Nuk dua të kem asnjë kontakt me tim bir. Është një turp dhe për të ardhur keq,” tha Phil.

“I kam dhënë për 22 vite një jetë që të arrinte kulmet e karrierës dhe tashmë nuk mund të shijoj asgjë. Kjo më mërzit”.

Kurse mamaja Lisa tha: “Nuk do them asgjë për tim bir. Nuk jam e shqetësuar për të. Zgjohem, shkoj në punë dhe kujdesem për familjen time. Nuk do shkoj në dasmën luksoze”.

Gjyshi Gerald, 74 vjeç, tha se ishte e fejuara që hyri mes futbollistit dhe nënës së tij.

Mendohet se asnjë prej tyre nuk e ka takuar kurrë vajzën e futbollistit, Sofia, e lindur në dhjetor të vitit 2014 nga lidhja me Becky-n.

Babai natyral i lojtarit, Richard Gil, nuk do të jetë në ceremoni.

Ai u nda me nënën e futbollistit kur ajo ishte shtatzënë dhe as nuk e dinte se Vardy ishte djali i tij deri dhjetorin e shkuar kur e zbuloi një gazetë.

Atëherë ku është problemi?

Sipas Daily Mail, problemi është Becky, e cila do zbresë në tapetin e kuq sot me një fustan prej 5 mijë stërlinash.

Ajo është martuar njëherë kur ishte adoleshente.

Jo vetëm kaq, por ajo ka dy fëmijë të tjerë nga dy burra të ndryshëm.

Bashkëshorti i saj i parë, Mark Godden, 37 vjeç, thotë: “Shpresoj që të mos sillet me të siç bëri me mua. Të gjithë paratë i shpenzonte për pamjen e saj”.

Ajo vendosi të prishë martesën me Godden vetëm gjashtë muaj pasi kishin lidhur kurorë.

Ajo u largua duke i thënë se nuk e donte më.

Jo vetëm kaq, por Godden thotë se gjatë kohës që ishin martuar, ajo kishte nisur të flirtonte me këngëtarin e njohur, Peter Andre.

Ajo vetë e ka pranuar aferën.

“Kur Godden shkoi në Londër, unë dhe Andre shkuam në një hotel. Ai ishte kaq i ëmbël. Më zhveshi dhe hoqi kanatieren e tij. Ai ka alamet muskujsh”.

“Por më pas hoqi mbathjet. Mendova se do ishte një dashnor fantastik. Por ai e kishte të vogël. Nuk ia vlejti as bileta e trenit. Ishte diçka në miniaturë”.

Më pas ajo u lidh me një futbollist të Oxford United, Luke Foster.

Me të lindi një djalë, Taylor, tashmë 5 vjeç.

Të dy u ndanë pasi ajo nuk donte të ishte gruaja e një futbollisti të ligave të ulëta.

“Nuk e besoj dot, ajo më la me fëmijën dhe më tha se kërkonte një jetë më të mirë. Tha se ishte lidhur me Vardy-n dhe brenda pak javësh mbeti shtatzënë”.

Ajo u njoh me futbollistin Vardy, tashmë 29 vjeç, teksa punonte si organizatore festash.

34-vjeçarja fillimisht e refuzoi Vardy-n, një ish-punëtor fabrike që mbante një byzylyk elektrik pasi ishte dënuar për sulm fizik.

Por pas insistimeve të tij, ata u lidhën.

Tashmë ajo e ka lënë punën dhe kujdeset vetëm për karrierën e të shoqit.

Scoring on the rebound: Becky with fiance VardyBlushing bride: Rebekah appeared in a downmarket newspaper modelling 'wedding lingerie' (pictured)Rebekah models 'wedding lingerie'Persistent: Becky turned Jamie down several times before she agreed to go on a date with the footballerFamily: Jamie Vardy and fiancee Rebekah Nicholson with daughter Sofia at the Premier League celebrationsPreparations: Party supplies are delivered to Peckforton Castle, in Cheshire, ahead of the weddingStunning: The historic venue, pictured, will host the couple and their family and friends tomorrow afternoon

Elton Tafaruci May 25, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Rita says:
    May 25, 2016 at 1:32 pm

    Kesaj i pershtatet shprehja pac fatin e k,,,,,,,,,,,,,,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?