Skuadra e Ferrarit e Fernando Alonsos ka fituar Gran Premion e Kinës, duke lënë pas skuderinë Lotus të Kimi Raikonen dhe Mercedesin e Ljuis Hamilton. Në vend të katërt u rendit Red Bull i Sebastian Vetel, ndërsa në të pestin McLaren me Xhenson Baton e ndjekur nga Felipe Masa në vend të gjashtë.
“është shumë bukur në garosh këtu, ishte një garë fantastike”, tha Fernando Alonso pas marrjes së trofeut.