Nisma e demokratëve për heqjen e mandatit deputetit socialist, Fidel Ylli, po shqyrtohet në Komisionin e Rregullores dhe Mandateve. Në mbledhjen që nisi pak pas mesditës, deputeti Ylli po jep argumentet e tij në lidhje me atë që demokratët e kanë cilësuar shkelje e Kushtetutës. “Kjo që keni bërë është dështim politik. Në momentin kur jam bërë deputet nuk kam marrë licencë. Kam pasur një licencë të mbartur. Keni katër vjet që këtë shkresë e keni në Parlament. Që në vitin 2009 kishit rastin tim dhe të Beqjes. Nuk mund të fshiheni duke thënë të sulmojmë dhe t’i prishim imazhin”, tha Ylli.
Demokratët kanë depozituar kërkesën për heqjen e mandatit të Fidel Yllit, me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën, pasi në vitin dhjetor 2009 rezultonte pronar i një radioje, ndërkohë që në gusht të po këtij viti kishte marrë dhe mandatin e deputetit.
Sipas tyre, kjo përbën shkelje të nenit 70 të Kushtetutës, i cili përcakton se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të përfitojnë pasuri të tyre.
Replikat Topalli-Ylli
Ilir Rusmalji: Ju keni deklaruar se jeni ortak i vetëm i kësaj radioje, në shkurt të 2010. Ju thatë që në 2009 ia keni dhuruar motrës?
Fidel Ylli: Jo, ia kam dhënë në 2010.
Ilir Rusmajli: Ia ke dhënë në 12.01.2010, ndërkohë që më 31 mars 2010 ti rezulton ende pronar, kur more mandatin e deputetit.
Fidel Ylli: Unë nuk kam qenë asnjëherë administrator i kësaj radioje, dhe sipas ligjit jam korrekt. Mund të jesh pronar, por jo administrator. Ka 4 vite që është mbyllur, hapeni se janë punësuar 5 persona. Është e turpshme të bëni gjueti shtrigash, zhbllokojeni atë biznes. Kjo nismë është një çmenduri, është e turpshme. Jeni në momentin e gabuar, në vendin e gabuar dhe me njeriun e gabuar.
Jozefina Topalli: Ti mund të ndjehesh i shqetësuar po ne kemi të drejtë të shqyrtojmë cdo kërkesë që na vjen.
Edi Paloka: Hause of Arts Shpk çfarë aktiviteti ka?
Fidel Ylli: Është një biznes për qëllim fitimi, brenda saj ka disa biznese. Kjo shoqëri ka Bar West, Restorant Rojal dhe ambientet e zyrave në pronësi të kësaj kompanie. Kjo kompani nuk përfaqëson individin Fidel Ylli. Në fund bëhet bilanci i kësaj kompanie.
Jozefina Topalli: Ke deklaruar që Hause of Arts ka prodhuar një divident prej 700 mijë euro?
Fidel Ylli: Këto janë të ardhurat e mia personale, nuk është fitimi i kompanisë. Është një derdhje nga një firmë ndërtimi me të cilën kam qenë aksioner… Ato janë lekët e 15 viteve, i kanë kaluar në bankë, i kam paguar shtetit divident.
Ilir Rusmajli: Po radio transmeton sot?
Fidel Ylli: Që në 22.12.2009 kur erdhi shkresa dhe tre ose 4 ditë më pas është mbyllur transmetimi.
Damian Gjiknuri: Fidel Ylli po akuzohet për diçka që nuk ekziston.
Gramoz Ruçi: Kundërshtarët e tu politikë, kanë bërë një ankesë që ti disponon një licencë të pasurisë kombëtare. Kur e keni marrë?
Fidel Ylli: Licenca është marrë në 2003. Është rinovuar në 2006, dhe në 2009 në maj më vjen mua një kërkesë sipas rregullores që duhet të rinovosh. Licenca mbaronte ne shtator por vjen një licencë në maj dhe me thotë ta rinovoj, në maj më erdhi në qershor unë e çova dosjen. Këto duhet të mblidheshin dhe ta shqyrtonin dhe nuk e bënë.
Gramoz Ruçi: Ti ke paqartësitë e tua, je ankuar gjëkundi?
Fidel Ylli: Jam ankuar dhe i kam dërguar shkresë KKRT-së, dhe i them se ke shkel ligjin, pasi brenda 3 muajsh duhet të më kthente përgjigje. Në dhjetor më dërgon shkresën që duhet ta mbyllësh sinjalin se je bërë deputet dhe unë pres përgjigje nga dy institucione ILDKP dhe Kuvendi. ILDK tha se nuk kemi të bëjmë me shkelje. Dhe gjykata tha se nuk ka shkelje
Ruci-PD: Kërkesa juaj nuk është pasuritë e Fidelit, por për një frekuencë. Ju kujtoj kolegëve dhe ju se keni deklaruar pasurinë para pasurisë të bëheshit deputet. Dhe tani kërkoni të merrni përgjigje.
Edi Paloka: Licenca e radhës zoti Ylli thatë se mbaronte në shtator, ndërkohë që mandatin e deputetit e keni marrë në gusht. Ju ndërkohë e dinit që qenia ne pronësi të frekuencave ishte kundër ligjit apo jo?
Fidel Ylli: Nuk ka lidhje pyetja. Komisioni i mandateve duhet të më kthente përgjigje se nuk të takon. Licenca ishte rinovim dhe nuk po kërkoja të re, shteti të thoshte se nuk të takon.
Edi Paloka : Ju prisnit që shteti t’iu thoshte se po shkelni ligji?
Fidel Ylli: Se kam shkel ligjin asnjëherë, por varet si e interpretoni ju.
Jozefina Topalli: Nuk kemi dëshirë me ta heq mandatin. Kemi një qëllim të madh duke përsëritur se nuk jam kundra asnjë miliarderi të partisë tuaj, por ama para shqiptarëve ne duhet të vendosim një standard të lartë. E kemi vendos hapin e parë me Beqen që merrte para publike kur ishte deputet. Sot jeni ju i dyshuar për shkelje.
Fidel Ylli: Nuk ke moral ti të më pyesësh mua kur e ke shkel me dy këmbë Kushtetutën.
Jozefina Topalli: Unë kam shkelur faktin se mund të bëja mocion. Por unë nuk e kam bërë me asnjë deputet, pasi doja me qëndruar se unë jam kryetarja e të gjithëve. Por po të ishte për mu asnjë biznesmen nuk do lija në parlament.
Fidel Ylli: I ke brenda grupit miliarderët. A mund të them diçka për ta mbyllur?
Jozefina Topalli: Paraardhësit e mi kanë qenë të pasur, por gjyshi im ndau pasurinë dhe u mor vetëm me politik standard i vendosur 100 vite më para.
Fidel Ylli: Nëse gjyshi juaj ju ka lënë pasuri të trashëguar do e shisnit, këtë kam bërë unë ndërtimin tim, e dhashë pasi doja të hyja në politikë. Unë i kam lënë bizneset dhe jam përkushtuar politikës. Ke një pronë ti, por edhe unë kam familje. Unë përpiqem të jem me etikë, edhe kur flas ndonjë fjalë mundohem të kem argumente, por si do ishte më mirë që kishe bërë miliona dhe të hyjë në politike, apo nga politika të ktheheshe në milioner.
Jozefina Topalli: As në legjislaturën e ardhshme nuk do bëj mocion për asnjë deputet.
Topalli pasi i kërkoi administratës të bëjë transkriptimin e mbledhjes kërkoi që Këshilli i Mandateve pasi të shqyrtojë materialin të mblidhet sërish për vendim.
Fideli eshte turpi i parlamentit.
PS nuk duhet te beje kauze Fidel Yllin se poshteron inteligjencen e popullit.
Gojet e liga thone qe -Ne Shkoder nderton vetem Jozefina,turpi i gruas shqiptare.Jozi ben si e dalldisur se ka nevoje per seks.Vetem keshtu spiegohet terbimi i kesaj qenie te peshtire,qe leviz floket e kokes si ndonje kurve plake qe s’ja var me njeridhe ben nje make up provincial,harrova Glousuk qe i shikonte gjoksin.Turp turp.Na vjen turp qe kemi ne krye Berishen dhe Jozin dhe te themi qe jemi shqiptare!