Dy persona u morën nën procedim penal për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të pronësisë së tokës, pas denoncimit nga personat pretendues. Policia vendore bëri me dije se Sektori për Krimin Ekonomik Financiar po heton në gjendje të lirë të dyshuarin R. K., pas kallëzimit të Dh. B., i cili pretendon se i ka falsifikuar dokumentet e tokës. Po kështu po hetohet edhe D. B., banues në Darzezë, pas kallëzimit të depozituar nga M.D., i cili pretendon po falsifikim dokumentesh të tokës.