Një 24-vjeçar është arrestuar për abuzim seksual me një të mitur në qytetin e Fierit. Sipas policisë së këtij qyteti, Arjol Gjini akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare. Arrestimi i 24-vjeçarit erdhi pas denoncimit të familjarëve të 14-vjeçares, e cila u kishte rrëfyer se ishte përdhunuar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.