Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi edhe një polic të tretë për mitmarrje, për ngjarjen e ndodhur në 2 maj në aksin nacional Tiranë – Fier.
Në mesnatë është vënë në pranga Antonio Nazëraj, me detyrë ndihmës-specialist për hetimin e krimeve të hapura në Komisariatin e Lushnjës.
SHKB njofton se Nazëraj rezultoi si bashkëpunëtor me 2 policët e qarkullimit të vënë në pranga në datën 2 maj.
Ata dyshohet se i kanë marrë përmes shtrëngimit një sasi lekësh një drejtuesi mjeti, pasi e kishin ndaluar për mungesë patente.