Strukturat e policise se qarkut Fier kane bere te mundur asgjesimin e 2700 rrenje kanabis te evidentuara ne komunen Kurjan, nderkohe qe eshte bere arrestimi i shtetasit Armand Siqeca 20 vjeç si kultivues i bimes narkotike dhe Sali Meto me detyre kryeplak i fshatit Kurjan per vepren penale “mos kallezim te krimit”.
Njekohesisht mesohet se ka nisur dhe proçedimi penal ne gjendje te lire per kryetarin e Komunes Ilir Shabanaj per shperdorim te detyres.