Tre persona u morën nën akuzë për shkelje të të drejtave të pronësisë dhe trafik klandestinësh nga policia vendore. Sektori Kundër Krimit Financiar filloi procedimin në gjendje të lirë për Luan M., 52 vjeç dhe Engjëll L., 46 vjeç, banues në Pogradec. Kallëzimi është bërë nga Artur N., me banim në Vlorë, që pretendon se të dyshuarit kanë importuar patatina të të njëjtës markë me të, por ekskluzivitetin e ka ai. Kurse Ramazan Muraçi, 52 vjeç, nga Librazhdi, u arrestua për ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim, me qellim fitimi.