Një e moshuar është flijuar në tentativën e saj të disatë pasi vuante nga depresioni, kurse një fermer gjeti vdekjen në arë pasi ra aksidentalisht në korrent. Dy ditë më parë, familjarët gjetën të vetëvarur në banesën e saj në lagjen “1 Maji”, Roza M., 61 vjeçe, banuese në Lushnjë. Sipas deklarimeve, e ndjera kishte një muaj që vuante nga depresioni dhe kishte tentuar dhe herë të tjera të vetëvritej. Kurse B. Selimaj, 45 vjeç, banues në fshatin Strum, u gjet i pajetë afër shtëpisë teksa kishte shkuar për të vaditur tokën, por ra në korrent nga pakujdesia.