Policia e Fierit ka arrestuar dje dy të rinj për vjedhjen e një sasie parash në një pikë karburanti “IT OIL”, në zonën e quajtur Libofshë. Martin Çërraga dhe Elson Rakipi, përkatësisht 22 dhe 21 vjeç, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer më dhunë vjedhjen e parave. Gjatë ndalimit, policia ka sekuestruar edhe 6 celularë dhe një motor, me anë të të cilit është bërë vjedhja. Denoncimi ishte depozituar nga punonjësi i karburantit, që ka dëshmuar se të dyshuarit kërkuan naftë, por më pas i morën xhiron ditore.