Një grua 35-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia vendore, pasi akuzohet se ka marrë djalin e mitur drejt Greqisë ku banon përkohësisht dhe punon me të afërmit e saj, pa vënë në dijeni bashkëshortin. Çifti ka qenë në krizë marrëdhëniesh dhe në proces divorci. Policia njoftoi se nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj B. C., banuese në Roskovec, për akuzën “marrje e padrejtë e fëmijës”. Bashkëshorti denoncoi se është larguar jashtë shtetit pa pëlqimin e tij.