Një 37-vjeçar u gjet nga familjarët i vetëvarur në një pemë jo shumë larg banesës së tij, dy ditë më parë. Burime zyrtare nga komisariati thanë se ngjarja ndodhi në fshatin Metaj të këtij rrethi, vendi i quajtur “Ish-tokat bujqësore”, kurse viktima është B. D., banues në këtë fshat. Policia dërgoi grupin hetimor dhe nga këqyrja e kryer nuk u gjetën shenja dhune në trup. Kurse familjarët dëshmuan se i ndjeri kishte shfaqur probleme depresive mendore muajt e fundit, në rrethana që po hetohen.