Futbolli grek ka 10 ditë afat që të shpëtojë përjashtimin nga gjithë veprimtaritë ndërkombëtare.
Të martën ka mbërritur në Athinë letra paralajmëruese e FIFA-s, ku organi më i lartë i futbollit botëror i kërkon qeverisë dhe federatës greke të futbollit (EPO), të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të rifillojnë ndeshjet për Kupën e Greqisë, që ishin pezulluar në fillim të marsit, me urdhër të zëvendësministrit të sporteve, Stavros Kontonis, pas incidenteve të shënuara në ndeshjen gjysmëfinale PAOK-Olympiakos, raporton Tribuna
Ndeshja ishte ndërprerë përfundimisht minutat e fundit, pasi gjyqtari i nxorri karton të kuq një lojtari vendsas dhe tifozët vërshuan në fushë.