Trajneri Xhani De Biasi do të përfitojë rreth 5000 euro si shpërblim për fitoren ndaj Armenisë, ndërsa të gjithë lojtarët do të mund të përfitojnë nga një shumë prej 3000 eurosh për këtë fitore. Një shumë që përgjithësisht është e njëjtë në ndarje, për të mos bërë dallime mes lojtarëve.
Ky është një shpërblim motivues për lojtarët dhe stafin e kombëtares për një sukses të arritur, pavarësisht se kontratat e lojtarëve me ekipet e tyre janë shumë herë më të mëdha dhe askush nuk luan në Kombëtare për të marrë një shpërblim.
Kontrata e punës mes De Biasit dhe FSHF-së parashikon edhe bonuse dhe shtesa, për rezultatet pozitive që merr Kombëtarja. Ndërkohë, për lojtarët e kësaj të fundit ka një rregull në FSHF, që akordon një fond shpërblimi për lojtarët, sa herë që ka një barazim të rëndësishëm apo edhe fitore të rëndësishme.
Mesa mbaj mend, kontrata e FSHF me trajnerin De Biazi, eshte 300000 euro.
Ne qofte se kombetarja shkon deri ne france si pjesmarrese ne kampionatin europian, kontrata me trajnerin De Biazi, duhet te jete mbi 1 milion euro.
E meriton.
E meriton se futbolli i kombetares dhe artiste te shquar qe jane neper bote, na kane afruar me europen, shume me teper se politika, qe e ka per detyre.