Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Fituesi i “10 Years Challenge” dhe sfidat e Shqipërisë pas një dekade
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Fituesi i “10 Years Challenge” dhe sfidat e Shqipërisë pas një dekade
Lajmi i fundit

Fituesi i “10 Years Challenge” dhe sfidat e Shqipërisë pas një dekade

Leda Hysa
Published January 17, 2019
Share
SHARE

Nga Lutfi Dervishi

Fituesi i #10yearschallenge (2009-2019)

Facebook, Instagram, twitter po gumëzhijnë nga beteja e yjeve të spektaklit se kush do të fitojë #10yearschallenge! Fotot e 2019 përballë fotove të 2009 po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Dyshimet për facelift, për botoks, për ndërhyrje me fotoshop janë gjithashtu në rritje. është shumë shpjet për të dhënë verdiktin dhe për të shpërndarë medaljet për fituesit.

Por në Shqipëri mungon gara. Fituesi është i qartë.

10 vite më parë, më 2009 detyrat e Brukselit për Tiranën që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat dhe të hapte negociatat ishin të qarta:

  1. Reforma në Drejtësi
  2. Reforma zgjedhore
  3. .Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
  4. Konsensusi politik dhe normalizimi jetës në Parlament.

Pa hyrë shumë në detaje, mjafton të përmendim se arsyeja kryesore e sherrit mes pozitës dhe opozitës në atë kohë ishte çështja tejet, tejet e rëndësishme kryetarit të Qarkut të Fierit.

10 vite më pas jemi ende në pritje që të na hapin derën.

Më 2019, Brukseli na thotë sërish bëni detyrat tuaja dhe ju presim krahëhapur.

Detyrat që jemi zotuar t’i bëjmë deri në fund janë.

  1. Reforma në Drejtësi
  2. .Reforma zgjedhore
  3. .Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
  4. Konsensusi politik dhe normalizimi jetës në Parlament.

Ne bëjmë sikur vijojmë me reformat, Brukseli bën sikur mban derën hapur!

Në vijojmë të mbajmë sytë nga Brukseli, Brukseli vijon të këshillojë t’i mbajmë sytë nga vetja.

Pyetja është: kush do të jetë fituesi pas një dekade #10yearschallenge (2019-2029)?!

l.h/ dita

Leda Hysa January 17, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?