Redaksia e portalit të lajmeve “Historia Ime” shpall tre fitues për konkursin e fotografisë “Historia Ime”. Fituesit janë Entela Resuli (DITA-Tiranë), Edi Piqoni (Pogradec) dhe Eriona Cami (Tiranë).
Konkursi në fjalë nisi në korrik të vitit 2013. Redaksia e portalit Historia Ime ftoi të gjithë të rinjtë të denonconin problemet që hasin në shtëpi, në ambientet e punës, në shkollë, lagje, rrugë, qytet e kudo (jo vetëm në Tiranë). Por synimi i këtij konkursi nuk ishte vetëm denoncimi i problemeve, por edhe pasqyrimi me shembuj pozitivë dhe realistë të fiksuara në fotograf,i i ngjarjeve apo portreteve që inkurajojnë.
Ky konkurs u mbështet nga Fondacioni SOROS. Faqja Historia Ime mbështetet financiarisht nga Fondacioni Soros dhe organizata Civil Rights Defenders, ndërsa zbatohet nga organizata Pro LGBT (Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT).
Tre fituesit nuk janë fotografë profesionistë. Konkursi synonte të inkurajonte pjesëmarrjen e kujtdo qytetari apo qytetareje pavarësisht profesionit. Resuli është gazetare në gazetën DITA, Piqoni është një i ri intelektual I diplomuar jashtë Shqipërisë, ndërsa Cami është një regjisore e re e filmit.
Përveç një shpërblimi financiar modest për fituesit redaksia merr përsipër edhe organizimin e një ekspozite promovuese në ditët në vijim.
Foto e parë nga Entela Resuli, Foto e dytë nga Eriona Cami, Foto e tretë nga Edi Piqoni
O dita? I biri i kujt eshte edi piqoni ne pogradec? Po te jete i maqo piqonit te mos thote qe jam amator. I jati n.q.s eshte maqua tere jeten fotograf ka qene? E ka nje trashegimi!? Sidoqofte urime te treve!
Personalisht me pelqejne shume fotografite. At jane vuve, pa fjale, por flasin e bertasin me shume se ca analista e shenimberesa me ca rradhe te stivosura nen lakun e kollares e afshen e nxehtesise se rehatise e kamesise…
Fotoja e Entela Resulit meriton 9sipas meje) dicituren ” T’i fshihesh fukarrallekut”…
E dhimbshme pamja.Tmerresisht torturuese.Mes nesh eshte.Ja ,hidhi nje sy,nje ‘kacidhe’…Nje zonje nga fshati,pensioniste a jo. zbritur ne te ftohte pa zhurme ‘dru me pre’ ane nje trotuari,para nje institucioni, veshur me te erreta ‘gabi’ me dy tufa qepe, tre tufa sallate jeshile,kater kunguj te njome,pese bishtaja fasule,…e shume,shume ‘turp’,siklet sa e ka grushtezuar,dhe perse (?) ,per drejtimin qe i dha ai maskara fukarrallek moshes se saj te shperfillur nga zengjinet e sotem pushtetar,ligjvenes e qytetar.
Ajo zonje (qe kur e degjon fjalen i lebyren syte duke veshtruar veten se s’ka asgje me ‘zonjen’) prodhimet e saj i ka BIO, rritur me ato duar te rreshkura,me ate djerse balli te brazduar nen floke te argjendet mbuluar nga shamia e zeze,qe shperfaq zi familjare e zi shpirterore ne trotuarin e zhurrmshem.
Ne OMGj-te,kalojme buze BIO-s dhe kthjejme syte menjane me celular ne vesh,zeme hunden nga era e preshit a e skamjes e nuk denjojme te falim nje buzeqeshje si caj te ngrohte ne keto dite te ftohta, a te japim nje pershendetje si ze shpresedhenes, ose qofte dhe te blejme nje tufez ‘djerse’…Dhe ajo zonja hallemadhe e gerbuqur,plot derte e fisnikeri,fsheh fytyren e saj te bukur e origjinale si femije i zene ne faj.Zene ne faj nga ne pordhalinjte.Dhe ajo zonje per te mos sikletosur tangerllikun tone qytetes mosperfilles e percmues na fshihet ballazi.
Ajo zonje duron.Durimi ja ka rreshkur jeten.E gelltit fukarrallekun duke u kaperdire me krakavitje,gjithe pervuajtje ne kerkim te mbijeteses;asaj qe thuhet se me gjasme na e garanton shteti,shoqeria,kushtetuta,por qe na bene me …turp.’Kafshate qe s’kaperdihet o shoke mjerimi”.Per ne shqiptaret,fukarralleku eshte turp,se shoqeria mbi te hedh ‘gelbazat’ , ndaj dhe fshihemi per te mos na celuloidosur ne memorje si njerez te keqinj duke ja hedhur fajin ‘fatit’…
Por ajo zonje mund te jete kushdo nga ne a mund te behet kushdo nga ne.
Faleminderit e me nxitet te meditoj qe ne mengjez per njerezit OMGj dhe ata BIO, qe fshehin dhimbjen e tyre uleritesembytur ndane kozmopolitizmit.
Kjo shkrepje nuk eshte fotografi rtistike,por nja tablo dokumentare e perditshmerise shqiptare shkrepur ne metropolin e kontrasteve te medha.
Syri i gazetares Entela Resuli eshte artistik!
Jepini ballinen e gazetes zonjushes! E meriton ! Dhe Juve u krenon…
Me pelqen shume fotoja e pare e gazetares Resuli, ajo foto tregon shume. Sa shume flasin duarte e asaj nene. Ka punuar gjithe jeten, vazhdon edhe tani. Eshte tipike nje grua shqiptare, qe nuk dorzohet kurre. Po ta vini re ka edhe nje lloj feminiliteti, balli, duarte, qendrimi mes perimeve… Oh, Nuk e pershkruaj dot, aq shume tregon. Urime Entela ne punen tende te perditshme si gazetare!