Problemi më i rëndësishëm i qeverisjes sot është sjellja ndaj qytetarëve. Gabimisht Berisha dhe të vetët vijojnë ti konsiderojnë ata zgjedhës të detyruar të votojnë për partitë, pra numra kompjuterikë që ndikojnë ose jo në rezultatet e ditës së zgjedhjeve. Në fakt, unë mendoj se qytetarët presin një rishikim të plotë të modelit qeverisës ndaj tyre, ndaj kërkesave dhe problemeve të jetës së tyre të përditshme. Varfëria, papunësia, kriza sociale, lufta për mbijetesë, mungesa e konkurrencës dhe mungesa e sigurisë sociale, janë ulur në shumicën e familjeve shqiptare. Ata nuk presin që pala fituese do të sjellë “cekun e artë” por presin që politika ti respektojë, ti dëgjojë, ti pyes, ti marrë parasysh mendimet e tyre, që pushteti politik të ofrojë drejtësi, barazi e siguri për jetën e pronën e tyre. Këto terma nuk janë abstraktë, janë thelbësore në ekzistencën dhe funksionimin e një shteti dhe një shoqërie demokratike.
Modeli aktual, ku qytetarët llogariten vetëm si kontigjent për mitingje apo dekore elektorale, është sa arkaik aq edhe i trashëguar nga periudha e vjetër ku shteti ishte padron mbi qytetarët.
Në aspektin faktik dhe prespektiv, mund të thuhet se ndryshimi i premtuar nga të gjitha partitë dhe koalicionet politike mund të jetë një dhe vetëm një: Largim me çdo kush i Berishës nga pushteti. Jo vetëm do mbyllen plagë të rënda, por do çlirohen energji të ndrydhura keqazi në politikë dhe ekonomi.
Email nga adresa: [email protected]