Arben Duka
Ke gati dy vjet,
që në skenë je dukur,
dhe ende s’ke bërë,
një fjalim të bukur!
Kur je opozitë,
e kam thënë shpesh herë,
asgjë – përveç fjalës,
nuk ka ndonjë vlerë!
Dhe kur në mitingje,
me mijëra ke thirrur,
ke folur si Sala,
por me zë të ngjirur!
Në artin e fjalës,
mjeshtrat janë të pakët,
ti je pak a shumë,
një vazhdim i vakët!
Dhe kur do të hiqesh,
si i zëmëruar,
duket se çdo fjalë,
e ke të montuar!
Dukesh i sforcuar,
edhe kur bërtet,
fjala nuk ngjit kurrë,
në një falsitet!
Si ty ndonjëherë,
dhe Rama bërtiste,
po ai në fakt,
dinte si të fliste!
Po Rama në fakt,
dinte si të fliste,
dhe zjarrin në popull,
dinte si ta ndizte!
Dhe zjarrin në popull,
dinte si ta ndizte,
tek ai për dreq,
dhe gënjeshtra ngjiste!
Po tek ty – Lulash,
s’ngjit as e vërteta,
dhe fjala të merr,
gjithnjë tatëpjeta!
Edhe nuk gjen kund,
një improvizim,
sepse mban kudo,
të njëjtin fjalim!
Të njëjtin fjalim,
me të njëjtin ton,
si një punë kokoshi,
fillon e mbaron!
Kokoshi – symbyllur,
mbi pleh kakaris,
se e di përmendësh,
çdo avaz që nis!
Kokoshi këndon,
pa aguar drita,
dhe të njëjtën këngë,
na tregon përdita!
Kur në kakarisje,
shtrëngohesh i tëri,
në kulm të fjalimit,
shpesh të ikën zëri!
Në të tilla halle,
kur të kam vrojtuar,
bo-bo ç’më je dukur,
kaq i dëshpëruar!
Kaq i dëshpëruar,
dhe kaq i vrerosur,
kuptohet-të tutë,
i ke çarmatosur!
Ti nuk di të mbash,
nga ato fjalime,
që edhe Të Majtët,
t’i vësh në mendime!
T’i vësh në mendime,
kur të të dëgjojnë,
dhe një çast për ty,
votën ta mendojnë!
Gjer sot tek askush,
ky dyshim s’është dukur,
ti s’di as të mbash,
një fjalim të bukur!
Ke te drejte zoti Arben Duka!
Lulushi dhe soji i lulushve nuk kane kauze!
Kauza e tyre eshte te vjedhin pushtetin dhe ta perdorin pushtetin per interesat e tyre!…
Dhe per kete i paudhi Sali,
mediokri Sali,
mashtrusi Sali,
Primitivi Sali,
Paranojaku Sali,
Krimineli Sali,
Kameleoni Sali,
Don Kishoti Sali, i mesoi ushtaret e tij te synonin pushtetin me cdo kusht, te synonin pasuri me çdo kusht, te josheshin nga Pushteti….
Ndaj bene dhe bejne te tyret mashtrimet, genjeshtrat, populizmin,
LUFTËN E PIST POLITIKE !
Politikane pa kauze!
Politikanëmashtrus!
Politikanë, qe nuk mbeshteten ne nje shtrese shoqerore dhe te luftojne per te drejtat e saj!
Ketyre politikanve u del shpejt boja dhe kallai!…
Prandaj Lulushi yne duket si nje karabush, fallco, artificial, nuk i ngjit fjala….
Le më pastaj kur ke mbi supe vjedhje , korrupsion, subjektivizem ne çdo hap!
Le më pastaj te kesh ne konto pergjegjesine e nje m a s a k r e makabre si vrasjet e 21 Janarit!…
Vetem ne Shqiperi vegjetojne keta lloj politikanesh kriminel dhe hajdut !…
Keta e nenvleftesojne Popullin, Opinionin Publik, te cilit nuk i shpeton asgje!
Nje Demokraci e vertete ua nxjerr shpejt bojen politikanve demagogë!….
O komandant, ka nje rregull lufta qe nuk rrihet i rrezuari. Ama ia hodhi paq Luli me tre nenshtetesi,nuk pagoi as per autostrade, as per shitjen e detit dhe as per 21 janarin; po eshte koqe kandari se ia hodhi paq atehere une paskam probleme me logjiken. Tani ma bej kabull nje vjershe timen se me mbertheu muza:
Pas kaq kohe Tranzicion
Me rremuja dhe me lote
Te na falesh o Sali
Qe te paskem share kot.
Edhe paskem fort bertitur
Se gjithmone qe faji yt
Per mizerjen qe na ndyri
Dhe na mbyti gjer ne fyt.
Asnje faj nuk tu gozhdua
Sikur borxh s’je me askend
Dhe asnje qindarke e vjedhur
S’paska hyre ne xhepin tend.
Te na falesh o Sali
Se ti vecem je perpjekur
Te na kthesh ne Gjermani,
Dreke e darke nje pule te pjekur.
Ti ke bere kaq investime
Rruge e shkolla – puna varda,
Packa se jane borxhet tona
Me miliarda e miliarda.
Te na falesh Sali bej
Qe ne vakt nuk te kuptuam
Kur satrap ne te therrisnim
Dhe rrezimin tend kerkuam.
Te na falesh per Gerdecin
Qe shpertheu “aksident”
Dhe ta prishnim ca humorin
Kur te kishim president.
Na fal dhe per piramidat,
’97-ten na e fal,
Kur u cmendem dhe kujtuam
Se prej mendsh ti kishe dale.
Te na falesh dhe Janarin
Qe zotrote bere pak,
Se me aq sa te punuam
Me shume plumba kishim hak.
Po pyes veten o Sali,
Sa shpirtmadh qe je treguar
Ne te shanim – kurse ti
Nuk le vend pa zbukuruar.
Kur asgje nuk te provohet
Dhe s’ka Hage qe te denoje
Tash me vjen qe ta them hapur
Se e gjitha qenka loje.
Meritojme qe te na fyesh
Te na biesh me dajak
Se ne fakt per nga menxyrat
Ti ha thonjte se bere pak.
Hallall borxhet miliardere
Dhe estradat per fushate,
Gjithe ky mal maskaralleku
Paska qene i gjithe gallate.
Bej gallate e te na tallesh,
Luaja fene ne parlament
Se te them : “Te lumte bytha”
Eshte me i vogli kompliment.
Te na falesh dhe nje here
Ne ushtrine e hallexhinjve,
E kish thene Ali Asllani;
Kjo eshte bota e Salinjve.