Presidenti i Shteteve të Bashkuara premtoi të përdorë të gjithë kompetencat e tij për të anashkaluar palëkundshmërinë e Kongresit. “Nëse Kongresi refuzon të marrë masat e nevojshme për të mbështetur shtresën e mesme, familjet amerikane, atëherë do të veproj me dekret”
Të martën, në orën lokale 21:00, Barack Obama, iu drejtua Kongresit amerikan me fjalimin vjetor “State of Union”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara dha llogari për gjendjen aktuale të kombit dhe përshkroi prioritetet për vitin e ardhshëm.
Obama mbërrin në këtë fjalim në momentin më të mirë për ekonominë e SHBA-së prej më se 10 vitesh dhe njëkohësisht në momentin më të keq sa i takon popullaritetit të tij. Republikanët kontrollojnë mazhorancën e Dhomës së Përfaqësuesve (ndonëse janë në minorancë në Senat) dhe prandaj kanë mundësinë të bllokojnë miratimin e pjesës më të madhe të ligjeve. Obama foli kryesisht për masa ekonomike duke i dedikuar më pak hapësirë temës mbi ndryshimet klimatike apo çështjes së armëve. Masat ekonomike për të cilat diskutoi nuk kishin asgjë epokale në thelb sepse në kushtet aktuale plane të tilla do të ishin një shënjestër e dëshiruar për republikanët.
1.Paga minimale
“Amerika nuk ndalet, e as unë… Sa herë do të mundem të bëj diçka, edhe në mungesë të masave legjislative për të ndihmuar shtresën e mesme, familjet amerikane, do ta bëj me dekret”, lëshon sfidën e tij Obama. Modifikimi kryesor që ai synon të aplikojë me një urdhër ekzekutiv është rritja e pagës minimale nga 7.25 në 10.10 dollarë për orë. Por që ky urdhër të jetë i zbatueshëm për të gjithë amerikanët do të duhet vota e Kongresit. “Jepini një rritje Amerikës”, iu kërkon Obama parlamentarëve, por republikani John Boehner tashmë eka përsëritur vendimin kundër të partisë së tij. Pjesa më e madhe e analistëve janë të mendimit se demokratët do ta përdorin rritjen e pagës minimale në fushatat elektorale.
Të tjera gjëra që do të kalojnë përmes urdhrave ekzekutivë: imponimi i standardeve ekologjike për automjetet, hapja e instituteve të reja të formimit profesional dhe rinovimi i atyre aktuale, për të mundësuar rikualifikimin e forcës punëtore. Po ashtu, punëtorët të cilët nuk marrin kontribute pensionale nga punëdhënësit, do t’ju ofrohet mundësia të hapin një llogari bankare për kursimet e tyre në kushte shumë të favorshme.
2. Për Çfarë nuk do të mjaftojnë urdhrat ekzekutivë
Obama i kërkoi Kongresit të rinovojë ndihmën e papunësisë, që ka skaduar për rreth 1.6 milionë njerëz, ndërsa i ftoi republikanët të ndërpresin tentativat për të shfuqizuar reformën në Shëndetësi. Ai kërkoi norma të reja më efikase për barazinë midis burrave dhe grave në vendet e punës. Dhe duke zgjedhur me kujdes fjalët u kujtoi se me votën e tyre mund të hyjë në fuqi “reforma e rëndësishme mbi emigrantët”, e cila është aprovuar tashmë nga Senati. Kjo reformë do t’ju lejojë 11 milionë personave me dokumente të parregullta të marrin nënshtetësinë amerikane mbi bazën e disa kushteve.
3. Mbi pjesën tjetër të botës
Obama nuk i dedikoi shumë hapësirë politikës së jashtme, por premtoi së do të mbështesë opozitën siriane që nuk është kompromentuar me terrorizmin dhe se do të vendosë veton mbi çdo tentativë legjislative që vë në rrezik bisedimet me Iranin (mbi të cilin republikanët kërcënojnë shpesh se do të aprovojnë sanksione ekonomike).
“Ky duhet të jetë viti i mbylljes së Guantanamos”, shtoi. Obama ka firmosur dy urdhra ekzekutivë për mbylljen e burgut famëkeq në Kubë, por Kongresi i është kundërvënë gjithnjë duke pohuar se të burgosurit e kësaj qendre nuk mund të dënohen nga një gjykatë e zakonshme.
4.Historia e Cory Remsburg
Momenti më prekës i fjalimit qe kur presidenti përshëndeti ushtarakun Cory Remsburg, të cilin e njohu në vitin 2009. Pak muaj më vonë ai u plagos rëndë nga një bombë në Afganistan. Remsburg qëndroi për një kohë të gjatë në koma dhe kur u zgjua nuk lëvizte, nuk shihte dhe nuk ishte në gjendje të fliste. Sot, pas shumë ndërhyrjeve rehabilituese është i verbër në një sy, por mund të flasë dhe të qëndrojë në këmbë. Kur Obama tregoi historinë e tij, të gjithë parlamentarët u Çuan në këmbë për ta duartrokitur. U ngrit edhe Remsburg që e përshëndeti me shenjën “OK”.
5. Çfarë thuhet?
Kur një president njofton se do t’i drejtohet më shpesh urdhrave ekzekutivë, kjo ndodh sepse nuk e çon dot përpara “normalisht” agjendën e tij legjislative. “Frustrimi i presidentit ndaj republikanëve në Kongres nuk është një sekret dhe nervozizmi i tij ishte i dukshëm në disa pasazhe të fjalimit”, shkruhej në blogun politik të “NBC News”. Ndërsa “New York Times” është e mendimit se “Kongresi është shndërruar në një rrugë pa krye për çdo nismë ambicioze legjislative”, e megjithatë askush nuk mendon se fjalimi i Obamës do të ndryshojë në mënyrë domethënëse diçka./D.Gjuzi
Tamam burrë shteti. E ka kuptuar mirë se ekonomia eshte pushtet. Ate qe politikanet tane kurre nuk e kane kuptuar. Ketu saliu ti jepte sahiti ti merte(ky i dyti po me porosi te atij që ti jepte). Dhe keshtu pas cdo “rritjeje” te saliut shqiptaret shkonin keq e me keq. Kush nuk e ka kuptuar se “ekonomia eshte pushtet” s’ka gjasa te rrije gjate. Perdor dhunen per te qendruar me zor si saliu. Do te jesh gjate ne pushtet? Rrit te ardhurat,pagat dhe pensionet e miletit? Kjo eshte zgjidhja e vetme. Te tjerat te bejne deshtak shume shpejt. Sidomos tani qe populli eshte zgjuar. Tani genjeshtra e demagogjia nje ore e nje minute zgjasin. Bravo obama. E ke kuptuar mire celsin e pushtetit. Dhe me ç’kuptova nuk pjerdh shume ç’thone opozitaret. Ketu kane frike nga opozita. Ketu ende nuk kemi pare burra te vertete shteti. Militantet thone ka por une akoma nuk e kam kete mendim. Ketu as minimumi jetik nuk eshte shpallur. Kane frikë ta shpallin. Ju rrezikon pushtetin!??
VR !!! Tamam burrë shteti. E ka kuptuar mirë se ekonomia eshte pushtet. Ate qe politikanet tane kurre nuk e kane kuptuar. Ketu saliu ti jepte sahiti ti merte(ky i dyti po me porosi te atij që ti jepte). Dhe keshtu pas cdo “rritjeje” te saliut shqiptaret shkonin keq e me keq. Kush nuk e ka kuptuar se “ekonomia eshte pushtet” s’ka gjasa te rrije gjate. Perdor dhunen per te qendruar me zor si saliu. Do te jesh gjate ne pushtet? Rrit te ardhurat,pagat dhe pensionet e miletit? Kjo eshte zgjidhja e vetme. Te tjerat te bejne deshtak shume shpejt. Sidomos tani qe populli eshte zgjuar. Tani genjeshtra e demagogjia nje ore e nje minute zgjasin. Bravo obama. E ke kuptuar mire celsin e pushtetit. Dhe me ç’kuptova nuk pjerdh shume ç’thone opozitaret. Ketu kane frike nga opozita. Ketu ende nuk kemi pare burra te vertete shteti. Militantet thone ka por une akoma nuk e kam kete mendim. Ketu as minimumi jetik nuk eshte shpallur. Kane frikë ta shpallin. Ju rrezikon pushtetin!??
Mire e ke ti Pellumb per z. Obama! Edhe ketu tek ne i thane dikujt :-Burre shteti, por doli m…t shteti…
Marko? Nderime për ndarjen e te njejtit opinion me mua!
Pellumb,
me duket se nuk e ke kapur thumbin e Markos.
Obam i ka të gjithe cilesite per te qene nje udheheqes i mire, Por e keqja eshte se Obama ka perballe republikanet që sillen njesoj si Berishe serbi ketu tek ne dhe mundohen t’ja minimizojne arritjet dhe ta pengojne te beje ate qe eshte per te miren e Amerikes se mbrojne interesat e korporatave te medha qe i paguajne mire. merika eshte gjejae fundit ne mendjet e tyre. Kur sheh se si sillen republikanet ketu, te duket sikur replikojne salen. Apo?! Sala replikon mjeshterit qe ia mesuan ato stile te qelbura dhe shkaterruese qe aplikon?!!!!!!!!!!!!!!!