Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Flamur gjigand në ndeshjen me Francën, ja surpriza e tifozave Kuqezi
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Flamur gjigand në ndeshjen me Francën, ja surpriza e tifozave Kuqezi
Sport

Flamur gjigand në ndeshjen me Francën, ja surpriza e tifozave Kuqezi

Elton Tafaruci
Published June 5, 2016
Share
SHARE

Një flamur gjigand kuqezi po përgatitet në Prishtinë, teksa do të shpaloset ditën kur Shqipëria do të përballet në ndeshjen me Francën, më 15 qershor. Ideja është nisur nga një i ri nga Dibra, me emrin Rinor Sllovas dhe flamuri do të shihet prej të gjithëve në ndeshjen e dytë të Kombëtares në Kampionatin Europian.

Arsyeja se përse ky flamur nuk do të jetë në ndeshjen e parë me Zvicrën më 11 qershor është se përmasat e tij nuk përballohen nga tribuna e stadiumit ku do të zhvillohet takimi.

Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona. Edhe pse nisi si ide e Rinorit, gjatë rrugës ajo gjeti shumë përkrahës nga të tria shtetet ku jetojnë shqiptarët. Ndihmë po jepet veçanërisht nga “Tifozët Kuq e Zi”.

Projekti po realizohet me forcat vetjake të pjesëmarrësve dhe për punimin e tij janë shpenzuar rreth 15 mijë euro deri më tani.

Nuk mungojnë asnjëherë. Dje e kanë treguar se janë pranë Kombëtares edhe në stërvitje. “Tifozët Kuq e Zi” kanë surprizuar skuadrën në Bergamo, duke qenë të pranishëm në seancën e parë post­miqësores me Ukrainën. Ultrasit do të jenë të cunguar në Europian, pasi nuk kanë marrë bileta në grup për të gjithë anëtarët.

Elton Tafaruci June 5, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?