Vajza nga Mirdita që u gjet në shtëpinë e Marash Kolajt 22 ditë pasi ishte larguar nga shtëpia e saj, sjell dëshmi tronditëse të kohës së qëndrimit në shtëpinë e tij. Në një intervistë për gazetën “Tema”, Dhurata Lleshi thotë se gjatë kohës që ka qëndruar në shtëpinë e Marashit është përdhunuar sistematikisht në sy të bashkëshortes së këtij të fundit. Ajo tregon se është larguar nga shtëpia, pasi Marashi i kishte premtuar martesë dhe një vend pune. “Marash Kolajn e kam njohur nëpërmjet telefonit. Nuk di se nga kishte gjetur numrin tim. Për rreth një muaj kemi folur në telefon ku më thoshte se do të martohej me mua dhe do të jetonim të lumtur. Më premtonte se do të më gjente punë si mësuese dhe se po të shkoja me të, jeta do ishte si në përralla. Flisnim aq shumë sa më bindi që ta takoja e të shkoja me të. E kam takuar në Fan, rreth orës 17:00 e pothuajse gjatë gjithë darkës kemi shëtitur nëpër lokale të Lezhës. Në darkë më ka çuar në shtëpinë e tij. Aty më tha se kishte gruan dhe një djalë. Marashi më thoshte që mos të shqetësohesha se do të më dërgonte në Gjermani dhe se në shtëpi do të qëndronim vetëm përkohësisht. Unë do të flija me të shoqen dhe ai me djalin e tij. E kështu kemi rënë për të fjetur atë natë. Por në mesnatë ai ka ardhur në dhomën e gjumit ku kërkoi të flinte me ne. Kur unë nuk pranova, më ka rrahuar dhe më ka detyruar të bëja seks dhe në sy të shoqes së tij. Më pas e njëjta gjë thuajse ndodhte çdo natë”.
Vajza që kishte përfunduar studimet për pedagogji dhe ishte në kërkim të një pune për shkak të gjendjes së keqe ekonomike në familje është bërë kështu viktimë e premtimit Marashit, për të cilin familjarët e Dhuratës shprehen se kishte ndërmend ta trafikonte.
“T njëjtin ferr ka përjetuar për 21 ditë më radhë. Nuk i është lejuar të komunikojë me askënd, nuk është lejuar as të dalë nga shtëpia, e ndërsa në darkë, nëse nuk pranonte të kryente seks me 36- vjeçarin, e priste dajaku. Vajza ka rrëfyer se fakti që kryenin orgji, nuk e ka shqetësuar aspak bashkëshorten e Marash Kolajt. Përkundrazi, një fakt i tillë është pohuar nga vetë ajo në dëshminë e dhënë për grupin hetimor të prokurorisë së rrethit të Lezhës. Vajza dëshmon se është mbajtur kundër dëshirës së saj në shtëpinë e Marash Kolajt në fshatin Shënkoll. Madje ai e ka kërcënuar se do ta vriste nëse do të përpiqej të arratisej, ndërkohë që po planifikonte udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë”, shkruan Tema.
Sipas dëshmisë së saj, dhënë dhe për oficerët e policisë gjyqësore, Marash Kolaj është përpjekur të nxjerrë një pasaportë të re për të, përpjekje kjo, që sipas policisë dëshmon se qëllimet e 36- vjeçarit kanë qenë trafikimi i Dhurata Lleshit. Por duket se dështimi i tentativave të nxjerrjes së një pasaporte kanë shpëtuar dhe jetën e 22- vjeçares. Policia ka mundur të identifikojë vendin ku mbahej peng Dhurata Lleshi dhe mesditën e së hënës ka kryer operacionin e arrestimit të 36- vjeçarit Marash Kolaj, ndaj të cilit tashmë është marrë masa “arrest me burg”.
Ndërkohë, vetë Kolaj dhe e shoqja pretendojnë se Dhurata ka shkuar me dëshirë në shtëpinë e tyre, madje gruaja thotë se nuk e kishte problem të ishte prezente gjatë kohës kur burri i saj dhe vajza kryenin marrëdhënies seksuale.
Dhurata Lleshi, nga fshati Munellë i Mirditë, është mbajtur për 22 ditë me radhë në shtëpinë e 36-vjeçarit Marash Kolaj në Shënkoll të Lezhës.
O idiote. U genjeve 22 vjec ??? A i therret mendjes se cfare po thua ???
Mirë, 22 vjeçe, po shkolla e lartë për pedagogji, ku shkoi ? Vërtetë, këto janë ngjarje që nuk ti nxe as një ,,xhep” i trurit. Çmenduria e njerëzve po bëhet masive. Shiu vazhdon të bjeri në arën e Saliut….!
Çdo gje qe ndodh kunder deshires se personit ,eshte e keqe.Dhurata me vjen keq per rastin tende,por ti nuk je fajtore siq dojn te thon disa.Dhurata nuk eshte mashtruar,ka dal si njeri per te u takuar dhe biseduar,me qellimin me te mire,si nje vajze e re e interesuar per pune ,per martese.Por ja qe i ka dale diqka tjeter,keto gjera ndodhin,fatkeqsisht.
Dhurata duhet ta merrni veten dhe te i ktheheni jetes ,harroni ate sa me pare qe eshte e mundur,ndersa perdhunuesi dhe katili,le te marrin denimin e merituar.