Shqipëria ka mundësi polivalente për të siguruar një nivel ekonomik shumë më të lartë se sa e ka aktualisht. Është e njohur shprehja: Shqiptari i varfër që shkel mbi flori. Duçja këtu e shtatëdhjetë e ca vjet më parë ka thënë se Shqipëria ka kapacitet të mbajë 5 milionë frymë – thotë në këtë intervistë në DITA, prof.Fatmir Shehu ish-zv.ministër i Industrisë dhe Minierave.
Mendoni, këtë fashisti Duçe e ka thënë në një kohë që Shqipëria nuk ishte as një milion banorë dhe niveli intelektual dhe teknologjik ka qenë tejet i prapambetur – shton ai.
Po ashtu do thënë se shteti aktualisht nuk ka shumë detyrime pasi shumë asete i ka gjetur të gatshme nga e kaluara, ndërsa numri i qytetarëve është pakësuar nëpërmjet emigracionit (dhe ata jo vetëm që nuk marrin, por sjellin) dhe niveli i investimeve publike është relativisht i vogël në krahasim me kohën kur ndërtoheshin hidrocentrale, kombinate dhe objekte mbrojtjeje. Unë mendoj se kemi të bëjmë me mungesë menaxhimi dhe drejtimi për gjendjen aktuale të ekonomisë sonë. Natyrisht, për këtë janë përgjegjëse politikat qeverisëse të pas vitit 1990 – mendon Shehu.
Më poshtë pjesë nga intervista e tij botuar dje në DITA.
– Gjatë kësaj periudhe qeveritë kanë gjetur rrugën e borxheve për kapërcimin e problemeve ekonomike. A është e drejtë kjo?
– Jo, aspak. Tendenca që “hallet t’i zgjidhim nëpërmjet borxheve” nuk është as e drejtë, as e volitshme dhe as racionale për kushtet tona. Borxhi, është para me fajde dhe pavarësisht se ka magjinë që të duket i “bukur” kur e hedh në dorë, por është shumë i hidhur kur e përtyp. Qoftë borxhi, qoftë menaxhimi i tij janë problem që sot po i lexojmë qartë në praktikën greke.
– Mirëpo, çfarë resursesh disponojmë ne që të mos i mbajmë sytë nga borxhet?
– E kam thënë dhe herë të tjera që është vështirë që të gjesh në rruzullin tokësor një sipërfaqe 28 mijë kilometra katrorë që të ketë këto pasuri që ka Shqipëria. Në radhë të parë ka klimën e mrekullueshme që të jep mundësi të shumta për ta përdorur si për turizëm (gjithëvjetor), bujqësi, bimë medicinale, energji (dielli, ere, gjeotermike), larmi gjeografiko-fizike si det, liqene, lumenj, kodra, male fusha etj. etj. Ka një gamë shumë të madhe pasurish nëntokësore si: naftë dhe gaz, ujë në sasira të konsiderueshme, minerale të ndryshme ku nga më kryesorët përmendim: krom, bakër (flori), dolomite, karbonat kalçiumi, kripë guri dhe deti, hekur-nikel, qymyr guri, torfë, argjila të ndryshme, gurë dekorativë. Nuk do lënë pa përmendur edhe pasuri të tjera që shërbimet tona gjeologjike i kanë zbuluar dhe pavarësisht se kanë vlerën e tyre nuk i “zë njeri prej bishti” si: olivinite, granite, xham vullkanik (nga i cili prodhohet perliti që është shumë interesant për vënien në efiçencë të tokave të kripura nëpërmjet teknikës së hidroponisë, që janë të shumta në vendin tonë), tufet vullkanike, zeoliti (që është mjaft i përdorshëm në ruajtjen e ambientit dhe në bujqësi etj), kuarci, gipsi dhe alabastri, fosforitet, kaolinat, rërat bituminoze, shkrifërimet detare edhe lumore etj, etj.
Kësisoj del e qartë që mundësitë reale të Shqipërisë janë të pakufishme, nëna natyrë është treguar bujare si në Shqipëri ashtu dhe në ato vende ku jetojnë shqiptarët si në Kosovë, Maqedoninë perëndimore etj. E pra, pasurinë ne e kemi, duhet të dimë që ta vëmë në eficencën e kërkuar dhe në drejtimin e duhur.
– Ku qëndron arsyeja e kësaj mospërputhjeje midis mundësive kaq të shumta dhe mosarritjeve që këto mundësi t’i kthejmë nga potenciale në aktive?
– Në radhë të parë e mbi të gjitha duhet dituri, organizim, qëllime të qarta dhe këmbëngulje, pse jo dhe sakrifica që të arrihen qëllimet. Nuk them se Shqipëria nuk ka njerëz të ditur dhe me kapacitet; nuk them se s’kemi shkolla e deri Universitete publike dhe private, kemi Akademi dhe institute akademike etj. Por gjendja që është më jep të drejtën të them se nuk ka organizim, mungon konvergjenca e veprimeve; është si një situatë kur ka shumë forca që veprojnë, dhe po të bësh atë që quhet kompozimi i forcave, del që rezultantja ose është e vogël apo fare e vogël apo dhe negative. Atëhere, ç’duhen këto forca që veprojnë në mënyrë të tillë që kur kompozohen japin një rezultante negative?! Sigurisht që aseti më i rëndësishëm dhe vendimtar në çdo fushë, por sidomos në ekonomi, është njeriu. Si mund të ecë ekonomia nëse ata që përgjigjen për këtë ecje me ritmet që duhen, nuk janë në drejtimin e duhur?
– A është e kënaqshme performanca e qeverisë Rama në këtë drejtim?
– Jo, nuk është. Kjo padyshim është një nga defektet e qeverisë së koalicionit të majtë që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013 dhe që po qeveris prej dy vjetësh. Me kalimin e kohës është vënë re se në shumë nga sektorët, sidomos në ato që kanë të bëjnë me ekonominë, nuk janë vënë njerëzit e duhur. Eksperimenti për ta mbushur administratën me të rinj e të reja pa përvojë, madje duke i vënë edhe në poste kyçe, mendoj se ka dështuar. Mënjanimi i njerëzve të talentuar dhe me përvojë, por që janë mbi moshën që i pëlqen Kryeministrit, të cilët nuk i mungojnë së majtës, është i pafalshëm. “Faji” i vetëm i tyre është se janë pak më të mëdhenj nga ata që i do Rama. Ndaj më vjen shumë keq kur shikoj shumë syresh që vërtiten të papunë, ose kryejnë punë të rëndomta për të nxjerrë bukën e gojës.
– Por kjo vërehet edhe në sektorë të tjerë, apo jo?
– Po, është e vërtetë. Le të marrim psh një rektor të një Universiteti të çfarëdoshëm, qoftë dhe atyre publikë dhe ta pyesësh: sa studime ke bërë Z.Rektor, ku i ke zbatuar në ekonominë tonë dhe çfarë rezultati ekonomiko-financiar kanë dhënë? Përgjigja të kërkohet e dokumentuar dhe e kontrolluar, me shifra dhe fakte konkrete dhe jo sipas perifrazimit klishe që bëhet shpesh: Kam mbrojtur doktoratura, kam udhëhequr doktoratura, kam botuar këtu dhe aty, kam qenë në shumë seminare dhe simpoziume duke mbajtur dhe referate, kam qënë në këtë post dhe në atë bord etj etj. Mirëpo nuk thuhet asnjë fjalë se cili ka qenë rezultati ekonomiko-financiar, suporti që kanë dhënë studimet në përmirësimin e treguesve tekniko-ekonomikë të fushës ku është aplikuar. As që ka nevojë njeri për grada dhe tituj shkencorë nëse vlerën e një titulli dhe grade apo të një posti nuk e masim me kontribute në zgjidhjen e problemeve që ka ekonomia në fushën ku je aktiv. Kësisoj titujt dhe gradat shkencore, postet akademike do të lëngojnë nga impotenca prodhuese si në përgatitjen e brezave që vinë dhe në përmirësimin e tregusve tekniko-ekonomiko-financiarë të jetës së vetë atyre që janë me tituj dhe grada dhe që kanë poste akademike.
– Thuhet se kemi inflacion titujsh si mastera, doktor, asistent profesor dhe profesor dhe akademik. Në ç’raport qëndrojnë këta tituj me ngritjen ekonomike dhe shfrytëzimin e resurseve potenciale që ka vëndi?
– Është një pyetje shumë e drejtë dhe që nuk ka të bëjë vetëm me një përgjigje. Nuk jam kundër që të mbrohen tituj dhe grada, sepse tituj dhe grada jepen edhe në ushtri edhe gjatë kohës që ushtria nuk bën luftë por përgatitet për luftë, por teksa ushtria në kohë paqe rron dhe përgatitet, ka nevojë për disiplinë dhe për hierarki. Ndërsa shoqëria edhe në paqe rron me produkt shoqëror që përveç gradave dhe hierarkisë kërkon zhvillim të prodhimit shoqëror, shkencës, kulturës, mirëqenies, sigurisë. Prandaj ashtu si gradat në ushtri kolaudohen nga rezultatet e një lufte të mundshme, gradat në fushën e ekonomisë duhet të kolaudohen nga rezultatet konkrete ekonomiko-financiare. Prandaj duhet që kriteret e vlerësimit të jenë të lidhura pazgjidhshmërisht me kontributin përmirësues dhe trasformues në fushën përkatëse dhe jo vetëm me gradat dhe titujt. Ne kemi inflacion të këtyre titujve dhe gradave. Duhet pranuar se këto tituj dhe grada, aktualisht në më të shumtën për mungesë fondesh, laboratorësh, qoftë dhe për mungesë interesash nga prodhuesit apo strukturat aktive të ekonomisë dhe shoqërisë nuk janë shumë të kolauduara. Edhe drejtuesit shkencorë, po të bësh një analizë, rezulton që angazhohen me tematikë shumë të gjerë dhe nuk respektohet parimi i specializimit të ngushtë. Po kështu tematika duhet të jetë e koordinuar jo vetëm me Ministrinë e Arsimit, por patjetër edhe me Ministrinë e Ekonomisë dhe ministritë e tjera, pasi duhet të jetë e qartë në interesat e tyre të zhvillimit. Po kështu tematikat e studimeve shkencore, ashtu siç sponzorizohen reklamat në kanalet radio-televizive, të sponsorizohen edhe studimet nga kompanitë dhe ministritë aktive në ekonominë e vendit. Tematikat aktualisht në më të shumtën e rasteve janë një elaborim të literaturës bashkëkohore në fushën që trajtohet, pa sjellë shpesh qoftë një novacion, pa le një kontribut konkret zhvillimi. Po të rritet shkalla e interesimit konkret që këto tematika studimore dhe shkencore të rrahin në zgjidhjen e problemeve që ka ekonomia nëpërmjet koordinimit të institucioneve përkatëse të shtetit si Ministrisë së Ekonomisë, Arsimit dhe Shkencës etj., edhe rezultatet dhe shkenca dhe teknologjia do të jenë në drejtimin e duhur duke siguruar një rezultante më të madhe zhvillimi. Megjithatë, edhe këtu grumbullimet sasiore pa tjetër do çojnë në përmirësime cilësore, vetëm duhen “katalizatorë” që ta shpejtojnë këtë proces.
– Domethënë ju e përshëndesni reformën në arsimin e lartë që ka ndërmarrë qeveria tani së fundi?
– Natyrisht që e përshëndes. Është një hap i domosdoshëm për të rritur nivelin e kualifikimit dhe për t’u mbyllur shtegun e abuzimeve, diplomave false, titujve dhe gradave shkencore pa merita. Njëkohësisht them se kjo reformë nuk bëhet dot në disa muaj as në një vit, duhen kohë që arsimi ynë i lartë të futet në binarët e duhur që i nevojiten zhvillimit dhe standardeve evropiane. Kontestimet që i bëhen kësaj reforme nuk më duken aspak me vend, ndërkohë që duhet të diskutohet se si të përsoset ajo reformë.
– Kemi pasur dikur një sërë institutesh studimore e projektuese në fusha të ndryshme, të cilat tashmë duket se janë inekzistente. A është normale kjo?
– Unë jam marrë vetë për një kohë të gjatë me projektime dhe studime shkencore dhe si konkluzion kam nxjerrë që shoqërinë e çon përpara vetëm shkenca dhe teknologjia. Ne kemi pasur shumë Institute shkencore që aktualisht mund të konsiderohen të asgjësuar thuajse tërësisht, gjë që ka bërë një dëm shumë të madh në zhvillimin ekonomik të vendit. Ato institute siguruan zbulimin e rezervave të konsiderueshme të pasurive nëntokësore si dhe një prodhim rekord të tyre – këto rezerva ka dy dekada që nuk po rriten më pothuaj në as një njësi dhe prodhimi ka rënë në mënyrë katastrofike. Këto institute zhvilluan bujqësinë, energjitikën, që janë pikat shumë të forta të ekonomisë. Pavarësisht se shteti i diktaturës është akuzuar se problemet shkencore dhe teknologjike të vendit i zgjidhte njëshi, duhet thënë për realitet, se njëshi dhe ekipi i tij përpunonte politikën, por shkencën dhe teknologjinë e menaxhimin e prodhimit e bënin specialistët, që nëpërmjet detyrave që u viheshin u kualifikuan në shkallë siperiore.
– Pse ka ndodhur ky regres?
– Sot edhe politikën, shkencën dhe teknologjinë mëtojnë që ta drejtojnë burokratët, të cilët me veprimet e tyre prej dekadash kanë bërë një dëm të jashtëzakonshëm në prishjen e strukturave dhe infrastrukturave shkencore që u ngritën me shumë sakrifica. Mirëpo, pa to vendi nuk mund të menaxhohet dot, sepse menaxhimi kërkon mendime të studiuara dhe sistematike dhe jo hamendje. Është fatëkeqësi por me sa shoh, burokracia ka mbytur shtetin, ajo është e aftësuar që të mbysi dhe çdo qeveri që vjen në pushtet duke u mbështetur tek i ashtuquajturi “statusi i nëpunësit civil” që e bën burokracinë të përjetshme dhe shumë të rrezikshme, duke u sjell ajo si pronare e shtetit. Shtetin nuk e bëjnë nëpunësat dhe burokratët – atë e bën elita shkencore e organizuar mirë që studion realitetin dhe krijon kushte institucionale që ta trasformojë atë në drejtimin e duhur. Dhe kjo elitë e ditur dhe me eksperiencë, por edhe e institucionalizuar, ndihmon dhe mbështet dhe drejtimet dobiprurëse të politikës demokratike të çdo krahu qoftë. Burokracia gjithmonë e mpin sistemin shtetëror, sepse ajo qëndron vetëm në suazën konservatore dhe për këtë ka shumë eksperiencë. Tani, me sa shohim, është kaluar në ekstrem – jo vetëm nuk luftohen burokratët, por dhe përkrahen duke u miratuar dhe status të posaçëm. Burokracia e ka frikë shkencën dhe nuk kanë aspak dëshirë që të mbajnë afër shkencëtarët sepse rrisin koeficentin e rrezikut për vete. Madje burokratët vetëm shkencës dhe mendimit racional ia kanë frikën.
– Mirëpo çështja shtrohet: Si do eci ekonomia me gjithë këto mundësi që na ekspozuat? A mendoni se pritet ndonjë hop cilësor drejt rritjes?
– Unë mendoj se ekonomia jonë i ka gjithë prerogativat që të eci dhe madje shumë mirë. Në radhë të parë këtu kemi të bëjmë me një mentalitet që duhet luftuar me forcë, sepse shumë njerëz presin që të bjerë pata e skuqur nga qielli. Kapitalizmi nuk është si socializmi që me të mbaruar shkollën të gjente vendin e punës, ashtu siç ta gjente dhe të detyronte të shkoje të punoje. Kapitalizmi të krijon (duhet t’i krijojë –dhe këtu ka të meta që duhen riparuar nga qeveria!) të gjitha mundësitë që me iniciativën vetiake që rrjedh nga eksperienca, dituritë, guximi të angazhohesh në një biznes, vetëm apo me bashkëpunëtor. Në këtë mënyrë, secili e ka fushën të hapur që të punojë në një aktivitet që e ka të nevojshëm tregu i afërt me të apo i largët. Sigurisht që problem dalin mjetet financiare, të cilat ka opsione sigurimi në se biznesi është i leverdishëm ekonomikisht.
– Çfarë e mundon më shumë ekonominë shqiptare aktualisht?
Pak më lart unë thashë se kriza ekonomike është pasojë direkte e paaftësisë së njerëzve që e drejtojnë atë. Por, aktualisht, ekonomia jonë vuan nga disa sëmundje që mund të konsiderohen sëmundje të rrezikshme dhe duhen shëruar.
Së pari, kapitalizëm pa konkurencë nuk mund të ketë. A është reale dhe institucionale konkurenca në vendin tonë? Kjo është shumë e paqartë dhe ka mendime se këtu nuk ka konkurencë të ndershme. Duhet ditur mirë se pa konkurencë të ndershme në kapitalizëm nuk mund të ketë zhvillim ekonomik normal. Konkurencën e ndershme e siguron qeveria nëpërmjet levave të saj. Dil në një rrugë dhe shif taksi me licencë dhe pa licencë, dil në një linjë urbane –herë të japin, herë s’të japin biletën dhe duke qënë monopol, abuzojnë në cilësinë e shërbimit duke përfituar vetë nga ky veprim etj – shembuj të thjeshtë këto, por mjaft domethënës. Kjo pasqyrohet edhe në fushën e investimeve, në lejet e ndërtimeve, të punësimeve etj. Mendoj se qeveria aktuale nuk është shkëputur ende nga praktikat e mbrapshta të qeverisë së kaluar.
Së dyti, nuk luftohet në të gjitha drejtimet që të minimizohet importi dhe të maksimizohet eksporti. Ky problem është krucial për një ekonomi. Duhet të mbizotërojë eksporti dhe jo importi, siç ndodh tek ne. Sipas statistikave, në vitin 2014 eksporti ishte 2.47 miliardë USD dhe importi 5.06 miliardë USD. Edhe eksporti ka parametrat e tij të optimizimit ekonomik. Që të eksportosh naftë bruto, bimë medicinale bruto, minerale bruto, dhe pasuri të tjera bruto, duhet ta konsiderosh veten në një stad kolonial. Pse të eksportojmë naftë bruto dhe të importojmë rreth një miliard euro në vit karburante etj. A nuk është ky një krim ekonomik dhe një argument që spjegon deficitin tregtar të vendit? Po ashtu humbje shumë të mëdha ekonomia ka nga eksporti si lëndë e parë e pasurive të tjera. Greqia psh prodhon naftë rreth 300 mijë e më pak tonë, por ka një kapacitet përpunimi nafte rreth 21 milion tonë në vit; ndërsa ne prodhojmë rreth 1.5 milion tonë dhe po të bëhen organizime më të mira mund të prodhojmë rreth 3-4 milion tonë në vit, ama pothuajse nuk kemi teknologji adekuate bashkëkohore përpunimi dhe as që ka në plan të bëhet. Si ka mundësi që të mos të mendohet zgjidhja e këtij problemi që të merr një miliard euro në vit?! Pse mos të stimulohet ndërtimi i një rafinerie moderne kur rezervat e naftës dhe gazit që kemi e mbështesin atë, duke e lënë fatin e saj në rafineritë që kemi dhe që i kanë kryer detyrat e tyre dhe nuk janë më kompetitive, aq më shumë për naftën tonë? Eksporti i naftës bruto në sasirat aktuale dhe ato në rritje në një të ardhme të afërt i sjell ekonomisë një humbje të madhe dhe një prapambetje të jashtëzakonshme. Ne duhet që jo të importojmë, por të eksportojmë produktet e naftës dhe gazit. Po kështu, pse gjithë gazin e lëngshëm e importojmë, kur ne mundemi që gazin që kemi apo dhe rezervat që kemi nga të cilat të rrisim prodhimin, mund të jemi jo vetëm prodhues, por dhe eksportues?!
Një skenar i tillë është përdorur edhe me bimët medicinale, me mineralin e kromit, me hekur nikelin etj., etj. Ne kemi një import të madh të plehrave kimike, të kripës (nga e cila kemi miliarda tonë rezerva?!) , imputeve bujqësore, të sheqerit (që e kemi fushën e panxharit dhe eksperiencën), të vajrave, lubrifikantëve, të miellit dhe produkteve ushqimore, të ushqimit për pulat dhe bagëtitë etj. etj. Pse mos të shtrohet pyetja nga qeveria duke organizuar grupe shkencëtarësh dhe biznesmenësh se ç’mund të bëjmë që të minimizojmë dhe të mënjanojmë këto importe? Kjo do jetë një e ardhur e madhe dhe do të ndryshonte rrënjësisht perspektivën tonë ekonomike.
Intervistoi: Xhevdet Shehu
Z. Fatmir,
Intervisten tuaj e lexova me shume vemendje. Kam lexuar dhe artikuj te disa profesoreve te tjete; disa profesore me pune, disa profesore nga partia perkatese, por gjendjen ne sektorin e naftes, qe me shume punon per eksportin, nuk e kerkojne te qeverite e shkuara, por te privatizimi ekonomik. Edhe une jam nje ish kolegu juaj.Dikur kam punuar edhe une ne Institutin e Naftes. Por si mund ta kuptoje edhe nje minister i Qeverise aktuale se ai vend qe mbeshtetet ekonomikisht ne eksortin e lendeve te para nuk ka garanci zhvillimi. Ky minister dikur ka qene zevendesminister dhe kur vinte te ne na mburrej se “une punoj shume, te gjithe i takoj me kalendar, ndersa vajzen time te vogel e lejoj te me takoje ne çdo ore”.
Pershendetje Z. Fatmir !
Nje interviste e ciltert, nje arsyetim me permbajtje qe te bind! Nje administrate e organizuar dhe e ushqyer nga dritaret e partive dhe e mbrojtur me ligje per mos ta nzjerre nga dera, kurre nuk do te mund ti jape shoqerise dhe vendit tone te mirat materiale qe na ka falur natyra. Le te kemi respekt per te rinjte dhe te punojme per perspektiven e tyre, por jo kudo 14 vjec dhenderr. Respekte profesor!
Përshëndetje Fatmir! Unë dhe ti, dhe kolegët tanë moshatarë me ne, e dimë mirë se ç’duhet bërë, si bëhet dhe jemi gati t’a bëjmë vetë atë që vlen për këtë vend! E kemi treguar këtë në mbi 50 vite punë intensive, të përkushtuar dhe me sakrifica ekstreme. E keqja qenka që kjo kohë e këto qeveri, nuk kanë ne ojë të punosh për popullin e vendin siç jemi mësuar ne! Janë në lojë interesa të tjera që dalin jashtë përvojës tonë! Ne, kemi mbetur të flasim e shkruajmë “nga fundi i pusit” dhe natyrisht nuk na dëgjon njeri!
Kam respekt, te gjithe ne ish-stufdentet e Fakultetit Gjeologji Miniera, kemi respekt, per emra te tille si ata te pedagogeve tane, apo te atyre qe ben shkence edhe ne rrethana te varferise se ngritur ne sistem…
Pedagoget tane, per te ilustruar teorine qe shpjegonin, na permendinin emrat dhe punet e kolegeve te tyre te terrenit, mes tyre edhe te Fatmir Shehut, por jo vetem te tij. E nxirrnin floririn nga dheu, nga brinjet e pagjumesia e tyre, e donin Attdheun si syte e tyre, sakrifica ishte e pazeshme, por benin shkence, po, me plote gojen: si individe, si specialiste qe donin profesionin, si memedhetare, menazhonin pasurine kombetare me pergjegjesi maksimale…
Nese do te fillonin te flisnin per kusuret e politkes se Djeshme, nuk do mbaronin dot kurre, por ata prape heshtin…Ishte Koha…
Po sot qe s’eshte koha? Pse politika e sotme, pse qeverite e sotme, nuk kerkojne pervojen e atyre me pervoje? Kujt i duhen syte e bukur te partive, kur ministrat jane pa asnje lidhje me shtresat e inteligjences se zbatimit? Pse kryeministri i radhes, gjeti kohe te shkonte ndermend te mbyllte edhe kete Fakultet, dhe s’gjeti kohe te kerkonte ndjese per ate nxitim dhe te therriste specialistet e Gjeologjise e Minierave, per te vjele mendimin e tyre?
A e di Edi Rama se inxhinieret shqptare ishin thuajse te barabarte me koleget e huaj? Mire behet qe perdoret edhe konsulenca e te huajve, por me se pari dhe me ekonomike eshte te thirret ne pune truri dhe pervoja qe e kemi, dhe qe as do t’ja dije per politikat.
New Generation le te jete aty, por jo si vendimamarres, jo te vazhdojme te veme perpara kalit gomarin,,,
Te vjen keq per dhimbjen e gjenerates se shkencetareve reale dhe korrekt…
Nderime zoti Fatmir Shehu, urime zoti Xhevdet per kete interviste te gjetur te dnershme dhe te marre ne kohen e duhur…
ishstudent i GjeologjiMIniera
Toronto
I nderuar Z. Fatmir !
Intervista juaj eshte qytetare. Keto shqetesime permenden ne te gjithe inxhinieret e vjeter te naftes . Njihet dhe “profesionalizmi” i drejtueseve te sotem, qe nuk dine as njyren e naftes dhe jo te dashurojne profesionin. Edhe ne kopmanite e huaja kriteri kryesor eshte gjuha angleze per çdo specialist. Dikur, ne ndertimin e rruges Lushnje -Fier, kam takuar nje drejtues te huaj. Po fliste ne telefon kur hyra ne zyre. E pershendeta dhe e pyeta : Bullgar jeni? Jo, jam italian , u pergjigj shqip dhe shtoi se une punoj ne Shqiperi dhe me kushtetute gjuha zyrtate eshte shqipja, prandaj jam detyruar ta mesoj, ashtu si mesova dhe bullgarishten kur punoja ne Bullgari.
Z. Fatmir e dini se specialistet qe dashurojne profesionin dhe me pak partite, nuk vleresohen . Ne te shumten e rasteve i nxjerrin ne pension duke u thene se neser mos hajde me ne pune. Mbushe moshen !
Respekt maksimal per Z. Fatmir, Jo vetem nje shkencetar i mirefillte por edhe nje shqiptar i perkushtuar per zhvillin e vendit. Por kush e degjon? Askush! Arsyeja? Nuk punohet nga qeverite qe vene e vijne per zhvillimin e vendit por per perfitimet e dites . Cfare u be me dy Institutet e Naftes (Gjeologjikun dhe Teknologjikun) ku punonin Ajka e shkencetareve shqiptare? U shkaterrua mbas viteve 90 dhe sot Ndermarrjat e Naftes jane katandisur si mos me keq dhe sherbejne vetem per te mbajtur ne pune disa partiake qe nuk kane idene se si mund te zhvillohet ky sektor. Ne kete sektor qe dikur mbante ekonomine e vendit dhe ishin te punesuar mbi 40.000 punonjes sot , …. vegjetojne disa burokrate dhe fitojne disa private (ish shtetare dhe ndofta edhe shtetare te sotem) te cilet e shikojne kete sektor jo si burim fitimi per vendin por si burim fitimi per vete .
Eshtë për të ardhur shumë keq, sepse asnjë nga komentuesit nuk deklaron hapur, se e gjithe nafta e Shqipërisë, pas vitit 2004, grabitet nga të huajtë, në bashkëpunim me qeveritarët tanë. Kjo grabitje është kolosale. Ky ishte qellimi i mbylljes së instituteve dhe Ndërmarrjeve të naftës.Të gjitha këto prapsira janë pasoja të “privatizimit ekstrem”. E gjithë pasuria kombëtare është “privatizuar”(shitur, grabitur), ose është dhënë dhe do të vazhdojë tu jepet me konçensione korruptive të huajve. Edhe konçensionet janë një formë tjetër e shitjes (“privatizimit”). Pse janë bërë dhe po bëhen këto privatizime dhe konçensione? Përgjigja është shumë e thjeshtë: Sepse bëhen nëpërmjet korrupsionit qeveritar. Kështu i krijuan qellimisht kushtet, që të jenë të panevojshëm institutet, ndërmarrjet dhe specialistët shqiptarë të naftës. Në këto kushte, edhe Fakulteti Gjeologji-Miniera nuk është më i nevojshëm. Gjeologjia shqiptare është mbyllur plotësisht. Në krye të punëve janë vënë specialistë hajdutë. Pse nuk bëhet pasuri shtetrore nafta dhe minierat, në sherbim të gjithë popullit? Shtetet europiane i kanë të dy format e pronës: Edhe ate shtetrore edhe ate private. Tek ne mungon fryma e protestes. Mire na e bejnë!
Pershendetje Prof. Fatmir Shehut por dhe gazetarit te talentuar Z. Xhevdet Shehu, qe trajton tema te tilla interestante dhe me vlere per qeverisjen adoleshente te vendit. Por ja qe motoja e PS-se alias Edi Rames, “Shqiperia e gjenerates tjeter” e keq-kopjua nga ajo e Fondacionit te Tony Blair-it “We work for next generation” (ne punojme per gjeneraten tjeter…)nxori ne skene drejtues adoleshente si ne asnje vend te botes, a eshte kjo nje akrobaci e tij apo nje eksperiment rebel i tij me vendin ku s’ndodh ne asnje vend ne bote qe te behen Drejtore dhe Zv. Ministra e Ministra adoleshente ose post-asoleshente, kete do t’ja shohim “hajrin” ne fund te mandatit, por nje gje duket tashme qarte qe ekonomia ka pesuar dhe po peson regres, dhe asnje resurs natyror nuk po menaxhohet si duhet se mungon profesionalizmi. Por une do mendoja-shtoja se e keqja me e madhe qe po i behet vendit nuk eshte injorimi intelektiale nga vet Rama q qeverisja e tij infantile, por instalimi i nje modeli qe drejtues administrate ne Minisri e kudo mund te behet kushdo i marre nga rruga…vaj medet po vazhduam ende’ me kete mendesi…
Oh me ne fund lexova nje mendim prej intelektuali te vertet, kujtoja se dinosauret intelektuale te periudhes moniste ishin zhdukur por me sa duket ka akoma shkencetar qe tregojne nje te vertet te hidhur te “demokracise” post komuniste. Bie dakort per te gjitha perveç opinionit qe jep mbi kapitalizmin dhe konkurrencen. I nderuar profesor, kapitalizmi e ka ne ADN korrupsionin ose hajduterin dhe konkurrenca nese eshte e ndershme te çon drejte fitmit zero, keshtu qe asnje firme private nuk i intereson ndershmeria ne lufte pasi e din qe te gjithe jane te humbur. Ndersa kur ska ndershmeri, konkurrenca te çon drejt monopolit, prap ketu vijme ne nje pike ku firma monopol eshte njelloj si puna e shtetit monopol ne kohen e monizmit, diferenca eshte se ne ate kohe perfitimet shkonin ne interes publik ndersa sot shkojne per te kenaqur qejfet e njerit apo nje grupi te vogel aksioneresh qe padyshim shume prej tyre jane politikane.
I nderuar profesor, shkatërruesi më i madh i mjedisit apo ekosistemit, prodhuesi më i madh i mbeturinave, i shpërdorimit dhe i ndotjes, i dhunës, krimit, luftës, varfërisë, i sëmundjeve mendore, depresionit, ankthit, stresit personal pa harruar burimin më të madh të paralizimit social që na ndalon të avancojmë drejt teknollogjive dhe metodave të reja (ku ju vendosni edhe theksin), mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm si dhe progresin e vendit tone, nuk është një grup njerzish burokrat apo një qeveri e korruptuar, as disa koncesione… në fakt eshte vet sistemi ynë socio-economik ku ne themelet e tij jane pikerisht sistemi i ekonomise se tregut dhe ai financjar. Nese nuk marrin koshjence per kete dhe te fillojne te ndryshojme duke mbeshtetur nje ekonomi bazuar ne burimet natyrore dhe njerezore, ku metoda per menaxhimin e tyre eshte ajo shkencore, ku per zgjidhjen e problemeve nuk duhen politikanet por teknicienet dhe inxhinieret, ku frenat e drejtimit ti marrin keta te fundit dhe te mos te lejojne injorantet politikane, asnjeher nuk kemi per te ecur perpara, perkundrazi jemi duke shkuar drejte shkaterrimit total si shoqeri dhe ekosistem. Respekte edhe njehere profesor!
Keto thenie jane perseritje e sa e sa thenieve gjate ketyre 25 vjeteve dhe perseri gjerat shkojne keq e mos me keq.Te gjitha qeverit,punonjesit e tyre nuk vijne ne krye te drejtimit te vendit per popullin qe i voton por per interesat e tyre.Ne zgjedhjet e 2013 te majtet qe fituan bertisnin si luan se do te rregullonin gjerat e do t’i kthenin persembari ndersa tani pas dy vjetesh nxjerrin nje ze si kuisje,te trembur e kokeulur karshi firmave grabitese te pasurise kombetare.Drejtusit e naftes duke filluar nga ministri e me radhe nuk dijne se cfare eshte nafta,pranon masakren e firmes ne Marinez dhe thote se ky gaz eshte i embel,keshtu ndodh dhe ne bote,mund te thote se nafta eshte nje lenge pa ere e pa ngjyre.Firmat e huaja nuk po i japin asgje shtetit se ashtu jane ndertuar kontratat ne interes te firmave te huaja e kunder shqiperise.Prandaj si do te behet, keshtu do vazhdoje?pse nuk arrestohen ata qe ben ato kontrata anti shqiptare? pse nuk argumentohet shkencerishte grabitja qe po bejne keto firma pasurise kombetare dhe te detyrohen te kthejne hakun tek i zoti?.Po kush do ta bej kete,ministri me specialistet juriste si vetja? pra mos prit o popull se gjerat jane kurdisur kunder teje dhe ne interes te pushtetareve dhe firmave te huaja dhe te vendit.A do te behet shkence ne shqiperi si pretendohet edhe ketu? as qe mos mendoni se gjithcka eshte shkaterruar ne themel nga Sali Berisha dhe nga ata qe e priten me gezim te madh ne vitin 1995 ne 30 vjetori e themelimit te Institutit gjeologjik.Aty Saliu i vuri syrin ketij Instituti “komunist” per t’i zhdukur nga themeli kete e gjithe Institutet e tjere.Edhe sikur te mundet organizimi i drejte i ekonomise dhe te ngrhen Institucionet shkencore gje qe eshte utopi edhe sikur institucionet e tjera shteterore te ishin ne lartesin e tyre ligjore.Organizim e zhvillim te ekonomise dhe te shkences eshte e pamundur te behet pasi mungojne dy gjera themelore si drejtesia qe eshte alarmante dhe pronari i vertete mbi token.Po nuk u vune ne binare ligjore si ne boten perendimore keto dy te fundit,cdo diskutim per permiresim eshte i kot,eshte utopik.Te vazhdohet te diskutohet sikur….
Keto te kujtojne fabulen e gomarit me ujkun, qe ndersa gomarin po e shqyente ujku, gomari thosh ne fryme te fundit: ishallah jam ne enderr!
A e kuptoni qe ekonomine e tregut eshte nje lufte e sofistikuar. lufte per territore te rendesishme lufte per pasuri minerale, lufte per tregje?
Ne rastin konkret Bankers ka marre per 25-50/100 vjet territorin permes nje legjislacioni shqiptar dhe permes nje “ekspertize” shqiptaresh. Kjo ka mbaruar.
C’fare mund te rregullohet te shikohen me lup kontrata ku ka gabime/shkelje ligji; te shikohen investimet qe jane vertet ato qe deklarohen apo ka mashtrime, dhe kjo deri ne 1 Euro.
Koncesioni tjeter deri ne Kucove- te rishikohet pse eshte dhene ndersa Baners nuk punon?
Pse duhet te jepet 50:50?!
Te kontrollohet shfrytezimi me “shkaterrim hidraulik dhe kimikate” qe po ju behen shtresave naftmbajtes, a jane brenda standarteve nderkombtare apo ka shkaterrim shtrese naftmbajtese, ujrave nentoksore, ndotjet nentoke dhe ne siperfaqe?!
Ka shume vende qe keto metoda i kane te jashtlagjishme.
Ku ishit ju inxhinjerer e shpimit- pse nuk u mblodhet dhe te kerkonit nga shteti, para se te vinin Bankers, teknologji per shpime horizontale dhe shfrytezim rracional me kete metode, por kujtoheni tashti kur pothuajse cdo gje ka mbaruar?!
Po gjithashtu, edhe koncesionet e tjera qe jane dhene, kane keto kushte dhe i harroni se mund te punesohen shqiptare ne keto koncesione, kur ka vende ne bote qe para se te fillojne bejne kontrate qe 80% e punonjsve te jene vendas, perfshi dhe personelin inxhinjero teknik.
Ky personel te kualifikohej me pare dhe ne kohe.
Mos u cuditni qe Bankers etj meqense keto koncesione jane ”Prone private kane te drejte ti rrrthojne me tela me gjemba per 50-100 vjet (deri sa te shterojne nga nafta) dhe te vene tabela “Ndalohet kalimi i te huajve (shqiptareve)”.
Pershendetje! Problemet qe trajton Profesor Fatmir Shehu jane plotesisht te drejta. Kjo katrahure qe shikojme sot eshte rezultat i drejtperdrejte i realizimit te objektivit te Liderave dhe i vet Partise Demokratike te diteve te para te historis se saj, d.m.th. se do ta conin ekonomine ne zero! Kete ata e realizuan dhe sot ferkojne duart. Nuk e di ne se i ferkojne duart edhe per premtimin tjeter se DO TE VINTE CEKU I BARDHE!? Duke u nisur nga nje pervoje qe kam me nje institucion qendror per probleme te gjeologjise, te cilat i ndjek privatisht, per mungese fondesh nuk jam ndihmuar! Problemet qe shtrohen ne intervisten e mesiperme, nuk jane per nje individ, pra dhe duan fonde perkatese, te cilat me sa shohim, Qeveria nuk i ka ne konsiderate. Keto probleme, pak a shume jane ngritur edhe here te tjera, megjithate nuk eshte e paket te kenaqesh me te drejten e fjales!