Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë zbarkuar në Gjirokastër në kuadër të operacionit kundër kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Lazarat.
Forcat e FNSH-së janë bërë pjesë e postoblloqeve në rrugë dhe mbajnë nën monitorim lëvizjet nga fshati prodhues i drogës duke mos lejuar mjetet me ujë dhe pleh të hyjnë në Lazarati si dhe punëtorët që merren me kultivimin e bimës narkotike.
Policia e Gjirokastrës prej 3 ditësh vijon aksionin për bllokimin e kultivimit të kanabisit në fshatin Lazarat.
Gjatë një aksioni të ndërmarrë mëngjesin e së mërkurës, policia ka bllokuar mjetet që transportonin ujë dhe pleh drejt fshatit si dhe ka ndaluar edhe 49 persona të cilët besohet se do të punonin në Lazarat për kultivimin e bimës narkotike.
Pak ditë parë, raporti i monitorimit të vendit nga ajri tregoi se Lazarati është kryeqendra e kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri ,e një prodhim prej 900 kilogramësh në vit me vlerë 4.5 miliard euro.
Te dashur shiptare e shqiptare, miq te mij ju jap linkun e nje artikulli te djeshem te gazettes me te madhe te Italise “La Repubblica” ku botohet lajmi I meposhtem (s’ka nevoje per komente):
“Nje terren prej dy hektaresh ku, duke u fshehur pas kultivimit te misrit, fshiheshin 20 mije renje te marijuanes. Droga ishte e ndare me target ate ndryshme. nga “RELAX” deri tek “BIG DEVIL” (qetesuese e djalli i madh).
Nje fushembjellje gjigante me cannabis eshte zbuluar ne Rome, ne zonen e quajtur Casilino, nga policia qe vuri nen arrestim kater persona.
Terqohi vemendjen e patrulles se policisa aroma therese qe vinte nga nje kasolle ne rrugen Lunano.
Kur policet hyne ne pronen ne fjale gjeten ne nje kapanon disa rrjeshta telash ku ishin varur bime te marijuanes per tu thare. Ne toke ishin shume arka derrase te rrjeshtuar nje mbi nje me marijuanen e gateshme ne tipologjite me targetat nga “RELAX” deri tek “BIG DEVIL”.
Prapa kasolles ndodhej toka e kultivuar ku ne rrenjet e çdo bime misri rritej edhe nje e marijuanes. E gjitha e plotesuar me nje sistem ujitjeje te veçante.
Policet kane gjetur kater persona brenda tokes se kultivuar, te cilet i vuri ne arret me akuzen e prodhimit e te trafikut te sostancave droguese. Ishin te gjithe me origjine nga Vibo Valentia, kalabreze, dy 23 vjeçare, nje 21 dhe nje 46 vjeç, i vetmi qe ishte pa denim te meparshem.”
http://roma.repubblica.it/cronaca/2013/08/17/news/droga_in_terreno_di_granturco_al_casilino_20_mila_piante_di_marijuana_4_in_manette-64901587/