Partia Demokratike reagon ndaj një vendimi të qeverisë, i cili heq 18 mijë hektarë tokë nga fondi për kompensimin e ish-pronarëve. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cilësoi antikushtetues vendimin dhe akuzoi qeverinë se kalimi i këtij fondi bëhet për interesa klienteliste.
“Qeveria me një vendim antikushtetues, ka hequr nga fondi i kompensimit fizik për ish-pronarët, një sipërfaqe prej 18 076 hektarë tokë bujqësore. Ky veprim nuk bëhet për interes publik, por për interesa private e klienteliste. Me këtë vendim qeveria çoi në zero fondin e tokës bujqësore që ishte planifikuar ti shpërndahej ish-pronarëve për kompensimin fizik. Me këtë vendim, Edi Rama u bëri të qartë ish-pronareve se Qeveria e tij, nuk do të kompensojë asnjë prej tyre, fizikisht, me tokë bujqësore. Ky është një vendim antiligjor dhe antikushtetues, pasi Fondi i kompensimit për-ish-pronarët, nuk mund të preket nga asnjë qeveri për interesa private, përveçse për interes publik”, tha ajo.
Ky vendim bie ndesh edhe me detyrimet që ka lënë Gjykata e Strasburgut në vendimin pilot të saj në çështjen “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë” ku i kërkohet autoriteteve shqiptare që të fillojnë shfrytëzimin e formave të kompensimit fizik. Afati për të hartuar një skemë shpërndarjeje të këtij fondi ishte fundi i vitit 2013 dhe aplikimi i kësaj skeme, pikërisht viti 2014.
Zerimi i këtij fondi, duke ia hequr ish-pronarëve dhe duke ia kaluar klientëve të Ramës, padyshim që do të zhbëjë tërësisht besueshmërinë e qeverisë jo vetëm ndaj kësaj pjese të shoqërisë sonë por edhe ndaj Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Kjo vendimmarrje, antiligjore, antikushtetuese e Edi Ramës, në dem të ish pronareve, do të ketë impakt të drejtpërdrejt në shqyrtimin e qindra ankesave të pezulluara nga Gjykata e Strasburgut, duke rënduar në këtë mënyrë faturën financiare që do të duhet të përballojë Buxheti i Shtetit.
Partia Demokratike i bën thirrje qeverise te anulojë sa me shpejt këtë vendim, t’i kërkojë falje ish pronareve për këtë hap antikushtetues dhe të informoje sa më parë Gjykatën e Strasburgut për të shmangur dëmin e jashtëzakonshëm që po i krijon shqiptarëve si në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut, por edhe në ekonominë e secilit prej tyre.
doli te lej dhe konja pastaj dalin dhe lejn zagaret si palloqe pijaneci ristan pilafi @
SHURRTORJA E TABAKEVE
Ecte, ndalej,ecte ndalej. E veshtroja nga larg mes kolonave te antikizuara te toptanasve shpirtqënorë. Une e shihja, ajo jo. Ecte, ndalej, ecte duke hedhur syte mbi nje fletushke te bardhe qe aq shume e tundonte. U ndal gjatë, poshte kulles se Gajdës. Nxori nje shami te zeze nga menga e pulovres mavi dhe i fryu hundes. E degjova edhe une. Njerezit rrotull te shtangur kthyen kokat, me nje rrotullim te njehershem si robote. Kush filloi te qeshe, kush hodhi nje mllef, pa pritur te merrte nje shperblim te bulëzuar.
Ishte Bulja, Bulja e Laprakes qe vinte drejt meje.
Isha me ngut, pashe e nervozuar oren: shenonte… mire thashe me vehte – fitove Bule – dhe u ula mbi mermerin e ftohte te krimineleve shqiperi-shites.
Kur me pa, u leshua e turreshme drejt meje me fuqine shkaterruese te nje uragani njerezor.
-Dale Bule – i them – çfare ke ti shpirti, ulu ketu e qetesohu pak.
Nga cepi i shamize se zeze te sapo njomur, reshqiti diçka qe la nje rreth ne toke. Bera sikur nuk pashe, ajo e kuptoi, ndersa nje purpur i lehte ju ngjit mollezave te saj. Deti i vogel qe i mbushte syte e veluar ishte gati te shperthente.
Ndersa shtriu doren, jo ate te mënges shamimbajtese, fletushka i rreshqiti duke valezuar perfumdoi mbi asfasltin e plasaritur, poshte gomave te nje makine qe kaloi me shpejtesi.
Vula gomore e beri te pa lexueshem ate qe Bulen e mundonte ne kete çast.
-Ska gje Bule thuamë ku e ke hallin?
-Ah mi zemra, e huma pasnine. Huma token mi shpirto, huma token. Kish pert’mjellë Bulja ca prishe, ca hudhra, ca qepe, mun rritja njo dy gjelë, ah mi shpirti nuk di kon me mu kaq shumë notçillok.
Pa dale Bule, mos u deshpero, mund te me rrefesh kete histori – i them me nje ndjenje trishtimi qe brenda vëlonte nga urrejtja per shkaktaret e fatkeqesise se Bules se Laprakes, kryepastrueses se salles se madhe….
E filloi te me tregonte, per historine e pronesise se saj te humbur.
-Kam pnu mo par drijtore ke Selvia, fitova pronarllikun e venit t’puns. Shih ky osht dokmenti, jom pronare mi kumlla. Jom pronare.
E pyes me kureshtje per çfarë tip prone behej fjale. Tashme e qetesuar, mu afrua prane rrezes se veshit gati duke pershperitur:
-Kom qen drijtore e shurrtores së TABAKVE, mu mos selvise e pronoj e bliva mi letra.
-E te dhane kompensim me toke – i thashe – gati ne te qeshur.
-Po mi pra, po mi.
Kish humbur ne gjykim per pronesine e ligjeshme te Shurrtores se Tabakeve, ku kish punuar nje jete te tere. Filloi te me flase per fitimtaret qe e mposhten brishtesine e pa mbrojtur te Bules se Laprakes.
-Kom mllefin ktu mrena, per at Joren, qi kom po mu rrit kur k’lonte por dite me vajt mu shkollu.
I thashe ta harronte kete histori edhe per emrin qe mbante ne letrat e vendimeve te drejtesise tiranase. Mund ti nderronin emrat, mund ta quanin depo, magazine, por ne kujtesen tiranase ajo ishte dhe mbetet: SHURRTORJA E TABEKEVE te Jorides tek Selvia