Forcat e Ushtrisë rrethojnë me blloqe betoni pistën e aerodromit të Gjadrit. Puna e nisur prej ditës së djeshme vazhdon edhe sot e do të vazhdojë për disa ditë me radhë. Pista 3.5 km e gjatë, në të gjithë gjatësinë e saj po rrethohet nga barriera betoni.
Barrierat janë vendosur rreth 50 metër larg njëra-tjetrës, ndërsa Forcat e Armatosura nuk kanë lejuar mediat të afrohen. Veç këtij aksioni forcat e ushtrisë po shembin edhe disa objekte te ushtrisë, që përdoreshin nga banorë të zonës së Gjadrit. Pritet që ky aksion të përfundojë ditën e martë, 6 maj – raporton kanali televiziv ORA
Ky aksion për të mbyllur pistën e aerodromit të Gjadrit vjen pas akuzave të Opozitës se në këtë aerodrom janë ulur avionë të Ushtrisë përmes së cilëve është bërë transport i lëndëve narkotike. Aksioni për vendosjen e barrierave të betonit po mbikëqyret nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Pranë aerodromit ka edhe forca të policisë ushtarake.
Një burim zyrtar i tha DITA-s që ka patur informacione për inskenime në pistën e aerodromit të Gjadrit
Ai ndyraqi qe ishte per 8 vjet ne qeveri do thote qe i beni me helikopter,prandaj i prisni gjuhen qenit te ndyre.
pse nuk i rruani trapin
ë Opozitës se në këtë aerodrom janë ulur avionë të Ushtrisë përmes së cilëve është bërë transport i lëndëve narkotike. [artikulli]
Ushtria jone nuk ka Avione.
Po mire o njerez, nese Saliu do thoshte qe trafiku behet nga deti, cdo benin keto do e thanin…:P Nese ushtria nuk e ka ne perdorim, pse duhet te veri ajo pengesat ti vene ata te ministrise se trasportit ose kush e ka per detyre. Nese ushtria e ka ne perdorim, prape pse duhe vene pengesa, mjafton ta ruash. Ec e mere vesh.
Do thene Saliut ta ndaje mendjen.Ose kemi avione por s’kemi ushtri,ose kemi ushtri por s’kemi avione.
E RANDESISHME ASHT QE KENA PRESH..SI AI I TRITANIT!