Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Formohet “Aleanca e Grave Deputete”, kryetare zgjidhet Mesila Doda
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Formohet “Aleanca e Grave Deputete”, kryetare zgjidhet Mesila Doda
Politike

Formohet “Aleanca e Grave Deputete”, kryetare zgjidhet Mesila Doda

redaktor
Published October 31, 2013
Share
SHARE

Në vijim të takimit të një dite me parë me gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë,  i organizuar nga prezenca e OSBE-së në Tiranë , në ambientet e sallës së seancave plenare, sot u bë konstituimi i grupimit të grave parlamentare “Aleanca e Grave Deputete”.  Gratë deputete të PS, PD dhe LSI zgjodhën unanimisht zonjën Mesila Doda kryetare te këtij grupimi parlamentar.  Këtë takim e përshëndeti dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, si dhe përfaqësues të OSBE-së në Shqipëri, të cilët e mbështetën këtë nisëm  shumë pozitive të një strukture e cila nuk ka qenë aktive gjatë këtyre viteve. “Unë ju uroj suksese në këtë iniciativë dhe ju siguroj një mbështetjen maksimale të Kuvendit të Shqipërisë dhe administratës së saj për funksionimin e punës së kësaj aleance”, u shpreh z. Meta.

Më tej,  pjesëmarrëset e “Aleancës së Grave Deputete” theksuan se ato do të luajnë një rol të rëndësishëm dhe aktiv, përtej dallimeve politike, për çështjet që kanë të bëjnë për mbrojtjen e të drejtave të grave, në  rritjen dhe respektimin e rolit te gruas në parlament, respektimin e kuotës gjinore në listën e kandidateve, në iniciativa të përbashkëta gjinore, ligjore, që përmirësojnë cilësinë e jetës së grave dhe vajzave në vendin tonë.

Shumë shpejt grupi do të formalizojë një rregullore të brendshme dhe një kod etike. Grupi parlamentar i grave në Kuvendin e Shqipërisë u themelua në vitin 1995 dhe funksionoi deri ne 2005.

Mbledhja e radhës do të zhvillohet ditën e martë dt. 5 nëntor 2013 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

redaktor October 31, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • Horri i Bulevardit says:
    October 31, 2013 at 5:59 pm

    Mos te ishte zgjedhur Luli kryetar i bindur i Saliut, me siguri qe do te ishte zgjedhur kryetarja e grave te kuvendit.

    Reply
  • Theofan says:
    October 31, 2013 at 6:19 pm

    Mendoj se kodin e etikes duhet ta formuloje Jozefina Topalli.

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    October 31, 2013 at 7:27 pm

    Mos ju varë te palma kjo mesila moj qyqare!? Kòntrollojeni për litaré para se te vini në mbledhjet e saj? Dakord me parakomentuesin “theofan” që për kodin e etikës së grave parlamentare të caktohet jozi ose arenca trashaluqja. Suksese gra! Dhe tani kërkojme qe te ulërini me shume se burrat,madje dhe ti kapni ata për zhelesh kur ja u kalojnë ne ngritjen e zérit!? Ligjin ne parlament ta bejnë graté tani e tutje!

    Reply
  • jan says:
    October 31, 2013 at 7:52 pm

    PSE NUK ZGJODHEN ALDA BUMCIN ……..????

    Reply
  • DREAM says:
    October 31, 2013 at 8:37 pm

    Grate deputete te Haleances duhet te ngrihen ne proteste …
    Mensila nuk i ploteson kriteret .
    Kodi i etikes fillon me fjaline
    Keni shku te gjithe per …lesh ! vijon
    Qite per zhele perjasht !…vijon
    Varini te palma !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?