Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Forum të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, brenda Procesit të Berlinit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Forum të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, brenda Procesit të Berlinit
Lajmi i funditPolitike

Forum të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, brenda Procesit të Berlinit

Dita
Published April 8, 2016
Share
SHARE

Komisionet e Integrimit Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën sot në Sarajevë.Kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit Majlinda Bregu e pranishme në këtë takim, bën të ditur se propozimi i saj për krijimin e një forumi të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor brenda Procesit të Berlinit,  është mbështetur nga Parlamenti Europian, Komisioni Evropian  dhe ndërkohë po ndiqet nga MPJ dhe Asambleja Kombëtare e Francës për ta mundësuar në samitin e Parisit këtë verë.

“Ndoshta krizat mund ta afrojnë Ballkanin me Europën, por vetëm nëse Europa do t’i rijapë formë angazhimit të saj në Ballkan, atij angazhimi të bërë në ditët kur Europa kishte më shumë vetëbesim te politika e zgjerimit. Plane e afate të qarta, mesazhe direkt e jo të sheqerosura për mungesën e reformave ose vlerësim të tyre, por, mbi të gjitha, një angazhim në terma ekonomike. Rajoni është tashmë nën një mozaikë prezence të investimeve të huaja nga Rusia e Azia dhe, për të ruajtur investimin afatgjatë për sigurinë e kontinentit vendimmarrja e BE-së nuk mund të mjaftohet me deklarata se çfarë mund të ndodhë pas pesë vitesh, kur rëndësi të dorës së parë ka rinovimi i premtimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor”, shkruan Bregu në rrjetin social ‘facebook’.

Gjithashtu, shton Bregu, po aq rëndësi ka që secili vend duhet të dëshmojë përgjegjësi dhe vullnet politik në zbatimin e detyrimeve.

Dita April 8, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?