Dy persona T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe kanë penguar në ushtrimin e detyrës gazetaren Besarta Demushi, 24 vjeçe.
Kjo e fundit, sipas njoftimit të policisë kishte shkuar për të filmuar në një objekt në rrugën “Hoxha Tahsim”. për të cilin dy të proceduarit kishin një konflikt pronësie me një person tjetër.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, kanë goditur dhe kanë penguar për ushtrimin e detyrës, shtetasen B. D., 24 vjeçe, me detyrë gazetare, e cila kishte shkuar për të filmuar në një objekt ku shtetasi T. N., dhe A. Z., kishin një konflikt pronësie me një person tjetër.
Per gazetaret duhet bere i domosdoshem trajnimi ne Krav-Maga ose arte marciale si pjese e kurrikules se shkolles, qe te dalin me te pergatitur per profesionin e tyre.