Asgjë në këtë botë nuk është 100% e sigurt. Sepse as vetë Toka në sistemin Diellor nuk është e sigurt. Njerëzit nuk protestojnë ndaj Zotit pse nuk e ka bërë Tokën 100 % të sigurt por i luten atij për të qenë më të sigurt.
Askush nuk është i sigurt 100 % kur udhëton me makinë. Mjafton një plasje gome, një defekt teknik, ose një mungesë vëmëndjeje dhe… Megjithatë nuk ka shqiptar që nuk udhëton me makinë. Po a e dini se rreziku i aksidentit nga udhëtimi me makinë është shumë më i madh se rreziku i çmontimit të lëndëve kimike nga ekspertët më të mirë të botës?
Askush nuk është i sigurt 100 % nga një udhëtim ajror. Mjafton një stuhi e madhe, një gabim njerëzor i pilotit, ose një defekt teknik dhe hopa në copa-copa. Megjithatë të gjithë ata që kanë nevojë, përfshirë udhëheqës shtetesh, udhëtojnë çdo ditë me avion. A e dini se rreziku i aksidentit nga fluturimi me avion është më i madh se rreziku i çmontimit të lëndëve kimike nga ekspertët?
Në Shqipëri lëvizin qindra mijëra makina në ditë dhe mbi hapësirën ajrore të saj fluturojnë qindra avionë në ditë. Dhe nuk kemi frikë, as që e mendojmë madje. Edhe pse rreziku është më i madh se rreziku i çmontimit të lëndëve kimike. Çështja e çmontimit të lëndëve kimike siriane u keqkuptua në shkallë të lartë.
Çfarë fituam?
Ruajtëm sigurinë? Jo! Ne jemi njësoj të pasigurtë. Pastërtinë? Jo! Ne jemi prap njësoj të papastër. Themeluam shoqërinë civile? As këtë jo! Akoma nuk jam i sigurt. Ne kemi raste konkrete ndotjesh të rrezikshme siç, akoma më keq, kemi histori vrastare korrupsioni, të pandëshkuara, që vazhdojnë të trazojnë shpirtëra nënash dhe të varfërojnë vatra shqiptarësh, për të cilat shoqëria civile nuk ka reaguar.
Deri tani shqiptarët kanë protestuar vetëm kur kanë menduar se rreziku u ka ardhë në derë. Kështu ndodhi në 97-n kur humbën paret në piramida, kështu ndodhi edhe kësaj radhe, pas frikës së krijuar nga një propagande joprofesionale dhe shpesh dezinformuese. Kryeministri Rama, u gjend i papërgatitur përballë një fushate befasisht civilizuese në rrugë, primitive në media dhe spekullative në pjesën e opozitës. Protestat qytetare në rritje nga njëra anë dhe qëndrimi absurd i opozitës, në anën tjetër, e detyruan Qeverinë të mos përfshihet në një proces ku luheshin interesa madhore për vendin.
Si përfundim, fituam një kërkesë më të lartë llogarie nga ana e qytetarëve për Qeverinë. Kaq, vetëm kaq.
Po çfarë humbëm?
Kemi humbur shansin për të qenë partneri real strategjik i SHBA-së dhe vendi me një status të privilegjuar. Kemi zgjedhur shumë pak siguri më shumë, se sa shumë më shumë pozicion dhe dinjitet në arenën ndërkombëtare. Shkurt, kemi humbur shansin për të qenë një Izrael i Dytë në raport me SHBA-në, aleatin falë të cilit kemi sot një shtet të dytë shqiptar.
Kryeministri Edi Rama nuk arriti të sigurojë mbështetje të gjërë politike për një marrëveshje me interesa strategjike për Shqipërinë, për shkak të lëkundjeve brenda partisë së tij, si dhe keqtrajtimit që opozita i bëri kësaj çështjeje që në krye të herës. Në kushte të tjera, me bashkëpunëtorë të afërt më seriozë dhe një opozitë tjetër jo inatçore, protestat qytetare do të ishin tejkaluar.
Vendimet e mëdha merren bazuar në interesa të mëdha. Ato merren në tavolinë e jo në rrugë. Merren në kushte të vështira, ndryshe nuk quhen të mëdha. E kur nuk funksionon tavolina, triumfon populizmi. (Sa herë që Amerika ka hyrë në luftë për të vendosur paqen, është protestuar anembanë botës.Por paqja është vendosur). Kryeministri u ndodh në kushtet e pamundësisë për të marrë një vendim të madh. Ne nuk e lamë ta bënte. Ndërsa opozita vrau veten duke ju kundërvënë hapur interesave strategjike të SHBA-së.
Kemi delegjitimuar atë që kemi thënë, deri tani, se “SHBA-ja mbetet partneri ynë strategjik.” E për ne mbetet akoma, por a mbetemi ne për SHBA-në? Druaj se jo. Ne u vumë në provën më të rëndësishme për të ndihmuar SHBA-në, për ti kthyer nderin që na ka bërë, por nuk ja dolëm. Qe 100 vjet, qyshse jemi shtet, nuk e kemi pasë rastin për të qenë pjesë e materializimit të një marrëveshjeje kaq të madhe paqeje ndërmjet dy superfuqive SHBA-Rusi. Edhe për 100 vjet të tjera vështirë se do ta kemi një rast tjetër për tu bërë pjesë e zgjidhjeve të tilla me rëndësi botërore. Ne s’kemi çfarë të ofrojmë tjetër gjë me rëndësi veç territorit. Amerika nuk ka shumë nevojë për roje magazinash të NATO-s, në zonat e nxehta, ku ne çojmë ushtarë e krenohemi kot së koti. Kemi fjalë, vetëm fjalë. Ne patëm mundësi të bëheshim më të fortë, më të pasur, më të pastër dhe më të lirë. Koha dhe historia nuk na presin.
Shumëkush ndjehet krenar për këtë që ndodhi. Kam lexuar qindra mesazhe të tilla. Pa kuptuar se duke refuzuar një ofertë të madhe të SHBA-së kemi mbetur aty ku ishim, “krenarë”! Të fundit, por “krenarë”!
C’jan keta te merdhift keshtu. Pa protestoni njeher dhe per Gerdecin para zyres luksoze te Saliut tek Aba Center. Na mbyten emocionet, ngelem popull teatral, pa tru
Ikni ne kafe tani dhe shihni ndonje ndeshje se per kete jemi vetem ne.
Keta qe vajtojne perse nuk i beme nderin Amerikes ..jane nje version i poshteruar i atyre paraziteve qe kerkojne ta vene pasurine pa u munduar, duke hedhur poshte vlerat morale te punes se ndershme , si psh ….duke kapur Lloton, apo duke vjedhur banken, ose duke bere ndonje pisllek tjeter,……Ndaj edhe cuditen dhe indinjohen me faktin qe shqitparet u treguan te moralshem dhe mallkojne pse Shqiptaret u treguan te tille….Kur ata vete vegjetojne ne poshterimin e tyre moral
Ashtu sic vajti ajo ceshtje ne nuk mudnte thoshim kurre Po , sepse aty u vu ne peshore Morali i nje kombi te tere
Dhe nqs ne do kishim dhene aprovimin, ne do ishim shkateruar nga aspekti moral, se do na diskretitonin te gjitha keto mediat e EU-se qe hiqen si demokratike, por qe ne fakt jane tejet raciste….dhe rijne ne gadishmeri per te hedhur fyerje mbi kombin tone
__Keto media deri dje thoshin se Shqiperia nje vend tejet i varfer nuk do thote jo…dhe benin edhe ironi me ne
_-Por ajo JO , qe i thane populli atje ne Tirane ia beri ato media te Kafshojne gjuhen,……Asnjera nga ato nuk pipetin me notat e tyre te ligesise qe ironizonin nje komb te tere , qe nga BBC-ja e deri tek Russia Today
Sikur vetem per kete arsye te taposjes se gojes se ketyre mediave me Moralin tone ….ja vlente ajo JO
__Kjo bote do shakterohet nje dite, …dhe ne nuk kemi pse te zvaritemi duke ju lepire njerit e tjetrit,
Duhet te jemi dinjitoze ne fatin tone_-Ne duhet te luftojme per te drjeten tone ne auditoret e EU-se,sepse e drejta eshte ne anen tone , ndaj dueht ta kerkojme ate me force , jo me te lutura
Enveri ishte i vetem fare ne ate kohe te luftes se ftohte ku Rusia pushtonte Cekine ….dhe ai u treguar bureror , duke ju thene ruseve atehere :..Ikni ore pirdhuni, Bar do ha , por juve nuk ju perulem aspak ….
Dhe ju dhjeu turinjte , e as donte tja dinte fare …
Ndersa ju sot po na vajtoni kete rast te humbur ku personaltieti i shqiptarit do kthehej nga njeri i lire ne zvarranik te parase
Le pastaj nga ana tjeter ardhja e atyre plehrave do shkateronte imazhin tone ergjithmone per turizmin dhe per investimet e biznesit –Mallrat tona bujqesore e blegtorale nuk do pranoheshin aspak ne tregun europian….
Ndaj nuk kemi pse behemi pishmen aspak ….
Ky thote do i kthejme ne nderin Amerikes
Po Amerika na ndihmoi ne, se e drejta ishte ne anen tone, ne te kundert nuk na ndihmonte kurre
Dhe po ta mendosh ne ate menyre –Amerikes ja ka borxh me shume Greqia, se bazat amerikane e ndihmonin kur luftonte me Turqine
Po ashtu gjithe EU-ja ja ka borxh Amerikes se per 50 vjet ishin ushataret amerikane qe e mbronin nga Rusi, ndersa ne ishim te vemtuar per 50 vjet –E mbronim veten tone me forcat tona –dhe shto ketu qe ishim vendi i vetem ne Europen Lindore qe u shkeputem nga Traktati i Warshaves –Askujt nuk ja mbante te ikte andej ,
por ne ikem , dhe Perendimi nuk na vleresoi aspak kete heroizem te shtetit tone ne ate kohe
Ndersa ne na ndihmoi per Kosoven, dhe natyrisht ja dijme per nder
por ne kete rast ne nuk mund te shkateronim vendin tone per Asadin
Ne kur Amerika ka kerkuar kemi cuar ushtare nder te paret si asnje vend tjeter ne Irak e Afganistan , nderkaq qe Greqia nuk ka cuar asnje ushtar ne keto vende .
Apo ka edhe vende te tjera te Natos- qe nuk conin , ushtare fare ne Afganistan dhe Irak…
Ndaj ne ja kemi shperblyer me aq sa mundnim nderin Amerikes …..
ne fakt ushtaraket nuk njifen per shume tru
Do jesh ndonje dobiç ferrash ti, tamam produkt i nje ngjizje te ndonje ushtari me mamane tende. Se je komplet idiot dhe hajvan.
1. Nga sot, koncepti se proteston opozita dhe qytetarėt i bashkohen, i
pėrket njė epoke tė kaluar
2. Nga sot, sidomos pas disa pamjeve ku gjimnazistė gėzonin si nė mbrėmjen
e maturės, koncepti se tė rinjtė nė kėtė vend rrinė gjithė ditėn nė kafene
pa asnjė qėllim, i pėrket njė epoke tjetėr (pavarėsisht racionalitetit apo
jo, panikut apo jo)
3. Nga sot, makineria e fuqishme e komunikimit brenda qeverisė do i
shikojė mėnyrat me tė cilat punonte nė kohėn kur Rama kishte luftė nė
parti, luftė nė Kuvend, mosbesim nė ambientet ndėrkombėtare, etj, si
mėnyra qė i pėrkasin njė epoke tjetėr. Nga sot edhe komunikimi i
kryeministrit me qytetarėt do tė jetė i bazuar te njė besim i ndėrsjelltė
dhe jo thjesht i bazuar nė taktika apo manovra qė i pėrkisnin kohės kur
opozita e dikurshme duhet tė mbijetonte pėrballė njė qeverie tė
paskrupullt e pėrballė njė populli qė nuk kishte si tė shprehte mendimin e
vet.
4. Nga sot, kemi mėsuar se kemi nė vend 31 pika qė me mbetjet e tyre
kimike rrezikojnė jetėt tona. Mbetje qė deri sot, ishin bashkė me ne,
pjesė e njė epoke qė nisi diku nga mesi i viteve 50-tė. Kjo epokė, nga sot
ka marrė fund, por problemi mbetet.
5. Nga sot, kemi kuptuar se tė heshtėsh pėr mjedisin ėshtė si tė
vetvritesh ditė pas dite e nė mėnyrė tė ngadaltė. Kjo i pėrket njė epoke
kur edhe nisma mė gjenuine ambientaliste ose nuk merrej parasysh, ose
asociohej me lloj lloj pėrfituesish e manipuluesish tė opinionit publik,
pėr pėrfitime politike.
6. Nga sot, kuptuam se kush cirret pėr tė drejtat e konsumatorit, e
lėpihet sa andej kėndej pėr ndonjė pėrfitim, i del boja, sic i doli.
Pastruam shoqėrinė civile apo atė pjesė tė saj qė fshihet pas 7, 8 apo 13
organizatave tė legalizuara nė Gjykatė.
7. Dhe fituam nga sot njė lėvizje tė mirėfilltė ambientaliste qė ka
respektin dhe mbėshtetjen e mbi 70 pėrqind tė popullsisė. Njė legjitimim i
jashtėzakonshėm i AKIP qė pėr fat tė keq nuk arriti ta shikonte njė prej
frymėzuesve tė lėvizjes ambientaliste nė Shqipėri, Ardian Klosi. Nga sot,
tė konsideruar si e parėndėsishme e zėrave pėr mbrojtjen e ambientit, i
pėrket njė epoke tjetėr. Sepse nga sot, nuk kemi vetėm njė aleancė, por
njė lėvizje tė mirėfilltė ambientaliste.
8. Nga sot, rreth 617.000 linqe tė reja nė Google, rezultate qė dalin
brenda 7 sekondave, i janė shtuar kėrkimeve pėr Shqipėrinė. Por kėto tė
gjitha flasin pėr Shqipėrinė qė proteston dhe fiton brenda pak ditėve. Nuk
ka reklamė mė tė bukur. Koha e lajmėve me bunkerė, i pėrket nga sot njė
epoke tjetėr.
9. Nga sot, koha e monopolit mediatik tė mediave tė zėnė ngushtė si njė
sanduic, i pėrket njė epoke tjetėr. Nga sot, njerėzit kanė potencialisht
rreth 1.2 milion reporterė (aq sa ėshtė pėrqindja e pėrdoruesve tė
internetit nė vend).
10. Nga sot do tė kemi njė ridimensionim tė marrėdhėnies sonė me SHBA, qė
mund tė jetė dhe s’ka pse mos jetė, njė shans mė shumė, jo njė shans i
humbur. Sepse nuk ka ndryshuar gjė nga dėshira apo vullneti ynė pėr tė
marrė mė tė mirat nga kjo marrėdhėnie. Nga sot, dimė tė themi edhe Jo…
11. Dhe sė fundi, nga sot nuk ka asnjė arsye pse kėto 10 pikat mė lart tė
jenė njė 10 me yll 🙂
Bravo Rinis Shqiptare,qe i doli zote problemeve Shqiptare,megjithse situatat qene shume te veshtira dhe te nderlikuara nga politikanet psikopat,perpara dhe pas vendimit…..
Ne vijim te historiaime.com……….Nga sot i nderuar kryeminister i hapet perfundimisht rruga nxerijes para gjyqit dhe, dhenien e denimit kapital per tradhetaret e kombit.
E PERSHENDES JOne E RAMES EDHE PSE JAM I BINDUR SE KEMI HUMBUR SHUME NE SHUME PLANE
Edhe ne nje rast solemn si ky qe vullneti i popullit respektohet nga qeveria nuk arrini te shkruani emrin tuaJ o te nderuar komentues qe mbetet akoma tek anonimet e diktatures.
Respekte per vendimin tuaj z Kryeminister ne unison me turmat e manipuluara megjithse jam i bindur si dhe ju qe Shqiperia e Kombi Shqiptare ka humbur nje shans historik. Asgje nuk arrihet pa sakrifica e perpjekje e ne kete rast ajo cfarena kerkohej ishte shume here qari me i madh se gjederi. Per te arritur poziten qe kan kombet e tjera kane kane derdhur lumej gjaku, e ne na kerkohej vetem nje bashkepunim me shtetin e teknologjine me te perparuar te kohes , Ameriken. Nuk mund te themi se nuk kishte aspak rrezik por Amerikanet na afruan asistence te gjithanshme qe operacioni te kryhej me sukses e ne nuk e lame Qeverine tone te diskutonte deri ne fund.
Demostrimi i popullit per ambjentin realisht duhet pershendetur kur realisht ndergjegjesohemi per domosdoshmerine e ruajtjes se ambjentit , tokes shqiptare.
Nuk na i kane bere te huajt qytetet tona nder me te pistit ne Europe pasi edhe plehrat i gjyajme nga dritarja dhe urojme qe pas kesaje te mos e bejme me . Le te shohim. Turma te manipuluara nga antishqiptaret qe po shikonin nje oportunitet dhe mundesi zhvillimi per popullin e kombin shqiptar as qe i lane specialistet dhe qeveritaret qe te flisnin apo sqaroheshin.
Ajo cfare duhej kerkuar nga qeveria ishte shtyrja e afatit per pergjigjen perfundimtare duke kerkuar sqarime te detajuara mbi rrezikun e demontimit te arsenalit luftarak te Asadit dhe benefiteve qe afronin miku jone Amerianet ne kembim te sacrifices sone. Ne fund qeveria me konsultim te gjere edhe mund ta refuzonte sic e refuzoje por jo si pasoje e presionit te turmave te eksituara e manipuluara por si pasoje e argumentit logjik e balances ndermjet rrezikut e fitimit per sot e per neser.
Kryeministri Rama tregoj se i perket nje brezi te rinj politikanesh qe jane ne sherbim te poullit dhe jo sundimtaret e tije por shqiptaret duhet te kene me shume besim te kryeministri i tyre i votuar Rama e mikut tone te madh Ameriken qe vec te mira kemi pare per me shume se nje shekull.
Shpresoj dhe besoj thellesish se kjo jo e detyruar e Kryeminisrit nuk do ti demtojne mardhenjet e gushta Amerike –Shqiperi pasi kam bindjen se Amerikanet edhe nese nuk e kan mesuar arsyen e kesaje revolte massive kane per ta mesuar shume shpejt. Te perfitosh nga inoranca e padia e turmave per interesa kriminale e ne dem te iteresit kombetar eshte tradhti e paster qe mendoj se duhet dhe do marre denimin e merituar.
Te respektosh popullin tat edhe ne kushtet e histerise kolektive e te manipuluar eshte vlere demokratike dhe concept i ri mbi qeverisjen e mbi te gjitha nje pushtet human se nuk mund ta lendosh tjetrin pse Zoti e ka fale budalla apo per interesa kriminale ben si i tille deri sa te sqarohet gjithcka rreth kesaje teme.
Do i beja thirrje Kryeministri Rama qe ne bashkepunim me partnered tane te mos e lere pa investikuar kete proteste “ekologjike” duke falenderuar perzemersisht demostruesit real ekologjike e ndeshkuar me prova nxitesit e manipuluesit e turmave. Nuk besoj se eshte nje mission i veshtire dhe i pamundur pasi teknologjia ka arritur kulmin.
Edhe nje here e pershendes dhe mbeshtes vendimin e Kryeministrit Rama megjithse personalisht jam i bindur se kemi humbur nje shans historic per te bere nje hop cilsor perpara si komb e si popull gje qe nuk mund te ndollin per dite.
Ajet Delaj
New York
BE-ja e dha sinjalin, Jemi ne nje linje me OKB-ne, per shkaterrimin e armeve kimike, qe do te thote, Saliu te gezohet se i la shqiptaret edhe njehere te fundit, studentet ku shumica jane bij te atyre qe ishin punesuar nga shpellari Sali dhe tani ose jane pushuar ose presin mandatin e largimit nga puna, se ata shqiptare qe bejne vetvrasje se skane buke per femijet e tyre, skane mundesi te protestojne, ata qindra mijra qe vriten neper minjerat e korrupsionit, skane mundesi te vijne ne Tirane te protestojne, ata qe jetojne ne skamje per shkak te mbetjeve te lena pa zot nga shpellari, skane mundesi te protestojne dhe keta studente te regjistruar neper unioversitete vetem se kane nje baba me bole te frara, (jo te gjithe), natyrisht protestojne me urdher te shpellarit, por tani kur te dilni jashte Shqiperise, rrini ne rradhe ne kontrollin ekstra per shqiptaret dhe merrni disa mijra euro me vehte, se ndryshe ju kthejne mbrapsh.
Zoti e falte cmendurine shqiptare edhe ne mijvjecarin e ri.
nje ura te madhe per te gjithe protestuesit dhe vendimaresit qe degjuan fjalen e tyre
Nje urra te madhe per “vetevrasjen” e rradhes ,Horri e Z Delaj,i thoni e bukur i shkruani,po kujt ama?
“HORRI i BULEVARDIT ” ka bere komentin me te persosur .
Turp EDI RAMA me kete qe bere se u dhe nje arme ne dore tradhetareve te kombit .
Ne se ti EDI RAMA neser do te duash qe te shembesh pallatin e LUL BASHES ne VLORE ,nuk e prish dot sepse SALIU do te ngreje ty 100-500 vete ne cdo qytet te Shqiperise dhe do ti amplifikoje sikur te jene 50 mije .
Kjo u be si historia e miut qe kur u deh nga vera tha ku eshte ai macoku ta shkely ne dysh….
Po te pyesesh 90 % te protestuesve asnjeri sdo di tamam se per cfar behet fjale dhe aq me teper asnje nuk ka dale te shpjegoj procesin … Po mire more vellezer kur amerikanet luftonin ne kosove per ne dhe nuk llogarisnin qe do humbnin njerez na vinte mire ne… Ne jemi partner vetem per te mare perfitime..???
Nuk eshte ashtu.Shumica prej nesh qe iu bashkuan protestes e urrejne Saliun dhe pjellat e tij parti demokratike.Ishte pervoja e hidhur e shtetit qe la Saliu,qe na detyroi te dalim ne shesh bashke me femijet tane,Saliu la trashegim demagogji ne cdo gje.Ne ushtri,ne arsim,ne bujqesi,ne industri .Ne nuk besojme se ushtria jone eshte e afte te kryeje asgjesime te armeve te rrezikshme kimike,sepse kemi eksperiencen e Gerdecit,me arme te zakonshme konvencionale.Shteti shqiptar arriti deri aty sa te anashkaloje fabrikat ushtarake dhe te porosise baranga llamarine tek Fahri Balliu.Kush e njeh Fahri Baliun e di qe mbeste dy tre vjet ne nje klase, sa,kur ja dhane shkollen ishte 5 vjet me i madh se shoket e klases me nje tufe femije.Ai mund te ndertoje fabrika me rrena,por jo fabrika ushtarake.Ne nuk besojme se ka specialiste per demontimin e armeve kimike shqiperia,sepse specialistet jane nxjerre ne reforme dhe ne ushtri kane mbetur dallkauket.Ne nuk besojme tek diplomat,tek doktoraturat,tek masteraturat,tek titujt shkencore,tek i gjithe sistemi universitar shqiptar sepse diplomat blihen,universitetet jane bere si haure kompjuterike gomeresh me diploma.Sa specialiste kane nxjerre akademite keto 23 vjet,i mbeti barra kolonelit pensionist Myslim Pashaj,ti tregoje kunderadmiraleve se si matet hapesira detare.Po sikur te kishte vdekur largqofte,greket do te na kishin marre detin!Ne nuk besojme as tek specializimet e huaja te ushtarakeve,as te diplomat e oksfordit qe sjellin keta me vete,sepse ja ku e keni Lul Bashen me doktoratura hollandeze,e beri lemsh kosoven,i coi gjithe herojt e rezistences popullore ne Hage sikur te ishin tigrat e Arkanit,me diplome holandeze ndertoio nje rruge gjysmake 50km te paperfunduar,qe ka kushtuar sa kompleksi i lojrave olimpike te Pekinit,sa tuneli nen oqean i La Mansh-it.Shkolle te larte per hajdute ka edhe burgu i Peqinit!Per te gjithe kete shtet fallco qe i la trashegim Berisha ne dolem ne shesh kunder ardhjes se armeve kimike,Shkurt ,nuk kemi garanci.Mund te kemi humbur shume,por ky eshte rrisku.Qe te mos humbesh me tej fillo demontimin e Berishes dhe te shtetit te tij.Rama duhet te dije qe egziston shteti berishes brenda shtetit.Te gjithe ata qe ishin ne shesh jane per rilindjen!
Jam nje qytetar ne moshe. Dikur babai me thosh mos u ngut prit per cdo gje, se po u ngute mund te gabosh. Une mendoj se gabuam te gjithe.
1. Gaboi Amerika qe detyroje Edi Ramen per konspiracionin ndaj popullit te tij. Megjithate Edi Rama u mundua dy here te sqaronte ne parim “PO ne” se jemi dakort per shfarosjes nga faqja e dheut te armeve ne pergjithisi dhe atyre kimike ne vecanti.
2. Gaboi Edi Rama qe besoi se konspiracioni mund te ruhej nga te gjithe faktoret deri ne momentin e duhur qe te sqaronte popullin. Harroi qe agjentura serbe dhe greke jane ulur kembekryq tek ne. Harroi qe Salushet nuk jane burra pa cka se flasin shpesh per burrni dhe kanu.
3. Gaboi edhe populli qe u ngut pa pritur sqarimet e duhura.
4. U shpiken shume terma keto dite si ai ” ciqinizmit” qe i pelqeka Mustafa Nanos po si do te bejme me 31 vatrat e rrezikshme qe kemi vete ne vendin tone apo une te shpik termin “varikarizmem” pasi keshtu si duket ju vjen per mbare ambjentalisteve te nderuar qe paten frike te ngriheshin ne protesta per Gerdecin apo minierat apo dhe per Lazaratin me prodhimin e te cilit po ju cahet zemra te rinjve viktima te “VARIKARIZMIT”.
Ketu shkon per shtat ajo barcaleta e NASTRADINIT qe kur i thane se po digjej qyteti tha varikarin nuk po digjet shtepia ime, apo ai emigranti qe kur i thane se do te behej kataklizmoja ne rruzul ai u pergjigj PUNE E MADHE (VARIKARIN) UNE KAM KARTA GREKE.
Po ju qe po lexoni kete postim te xhajes do thoni po ti plak matuf si mendon. Une mendoj se duhet ta pleqeronim te gjithe dhe jo si beme pas fjales se Edi Rames (lexo Fan Noli, pasi keshtu si ky do te pesoje edhe Edi nga plerat shoviniste pa cka se Edi donte te pastronte dhe plerat e Shqiperise po kushe kuptoi) uluritem fitore dhe une bashke me ju per nuk me zuri gjumi duke i bere pyetje vehtes MOS GABUAM.
PËRGJIGJJUNI
JE SHUME I SAKTE PO KUJT I THUA O XHAJE……..
Ky shkrim eshte nje mesazh kthjellimi per te gjithe ata qe ju kundervune shansit te madh per te kontribuar per paqen ne bote. Mesazh per ata protestuan, pa ditur se per cfare dhe ata qe nuk arriten te marrin vendimin e duhur. Ne menyre qe te mos mbetemi e keqja e vetes. Shkrim konciz, argumentues, pa emocione. Autori shume serioz.