Një krim i trefishtë ka ndodhur në Paris. Një adoleshent dhe dy fëmijë janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre. Viktimat janë gjetur nga babai i fëmijëve, një mjek i cili sapo është kthyer nga turni i natës është përballur me skenën makabër të prerjes në qafë të të bijve. Burri ka lajmëruar menjëherë policinë, ndërsa nëna e fëmijëve është në kërkim nga policia. Fëmijët ishin të moshës 9, 11 dhe 17 vjeç. Sipas hetimeve të para çifti ndodhej në një krizë ndarjeje.