Partia UMP e qendrës së djathtë dhe aleatët e saj kanë marrë vendin e parë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Francë, sipas rezultateve të pjesshme.
Sipas mediave franceze, Fronti Kombëtar i të djathtës ekstreme, pavarësisht se ka fituar mjaft popullaritet së fundmi, është renditur i dyti me 25% të votave, pas Konservatorëve që kanë marrë 31%.
Socialistët në qeveri të presidentit Francois Hollande u renditën të tretët me 20%.
Në zgjedhjet lokale, votuesit francezë po zgjedhin përfaqësuesit në 101 departamente ose konte, që janë të ngarkuara me çështje si shkolla apo mirëqenia.
Këto rezultate zgjedhore do të thonë se në raundin e dytë, më 29 mars, do të zhvillohet një balotazh mes UMP-së dhe Frontit Kombëtar. Në të shkuarën, votuesit e partive rivale kanë bashkuar votat në raundin e dytë për të mbajtur të djathtën ekstreme jashtë qeverisjes.
E majta Francez me president Holland ka marre funde. Holland fitoj zgjedhjen presidenciale me premtime te medhaja. Koha tregoje se premtimet e majta nuk i mbajti dhe Francezet e ndeshkojne me vote. Tek ne e majta nuk po mbane premtimet, por ne zgjedhjet e ardheshme e majta jone do fitoje se poppulli i bashkuar rreth partise do i japi voten.
Shikoni balotazhin e dates 29 mars,dhe e djathta ekstreme mund te ndryshoje shifren e del ne krye.Cfare pret politika shqiptare per negociatat e antaresimit ne Bashkimin Europian ne situate te tille?Dihet kjo, do mbetemi ne dyert,e Europes si puna e Turqise.Mirpo Turqia ben pjese ne dy kontinente,kur nuk i shkon Europa,Turqia i “tregon dhembet”, e ka gati Azine dhe Afriken po te duash,po ne?Mbetemi te varim koken pas qerres se Europes,ne nje kohe qe fqinjet tane i bejne karshillek Europes Plake.