FRD është ndalur sot në Bulqizë, në një takim me mbështetësit e saj. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Bulqizës, nënkryetari i FRD-së, Daut Gumeni, tha se pushteti aktual është i kalbëzuar, pasi po pasuron çdo ditë pushtetarët dhe varfëron taksapaguesit shqiptarë. Ai bëri thirrje që në 23 qershor të gjithë qytetarët të votojnë masivisht për t’i hapur rrugë rotacionit politik. Gumeni tha se programi i FRD-së mbështetet në dy shtylla kryesore: Shteti dhe qytetarët. Gjatë takimit, theksi u vu në gjendjen e keqe të minierës dhe ndikimin që keqmenaxhimi i saj ka pasur në gjendjen ekonomike të qytetarëve të Bulqizës.