Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Frodo i “Zotit të Unazave”: Në Hollywood ka një rrjet pedofilie
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Frodo i “Zotit të Unazave”: Në Hollywood ka një rrjet pedofilie
Lajmi i fundit

Frodo i “Zotit të Unazave”: Në Hollywood ka një rrjet pedofilie

Elton Tafaruci
Published May 24, 2016
Share
SHARE

Në Hollywood ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë një rrjet i sofistikuar pedofilie që abuzon me fëmijët aktorë.

Kjo është deklarata e Elijah Wood, aktori i bërë i famshëm për rolin e tij tek “Lord of the Rings”.

E thënë prej tij bëhet akoma më e besueshme. Sot 35 vjeç, Elijah e ka nisur karrierën e vet Në Hollywood që shpejt. Në moshën 8-vjeçare ai u zhvendos në Los Anxheles nga Ajoua. Pikërisht në këtë periudhë pati daljet e para në ekranin e madh në vitet ’80. Në fillim të ’90 do të fitonte famën me rolin në filmin “Avalon”.

“The Sunday Times” citon aktorin duke thënë se “fëmijët aktorë janë pre e abuzimeve nga të ashquajturit VIP-a në Hollywood”.

“Kur kam qenë fëmijë nuk kam shkuar kurrë nëpër festa Në Hollywood pasi nuk më lejonte mamaja, që më mbronte nga këta njerëz. Kam arsye të besoj se këto gjëra ndodhin ende në HollyWood”, thotë ai.

Wood nuk është aktori i parë hollivudian që hedh të tilla akuza ndaj industrisë më të madhe të filmit. Në 2011, Corey Feldman pranoi për “Nightline” se në fëmijëri ishte abuzuar seksualisht në Hollywood.

“Mund t’u them me siguri se problemi më i madh, problemi numër një në këtë industri ka qenë, është dhe do të mbetet pedofilia”, do të deklaronte ai.

Vitin e kaluar në SHBA u shfaq një dokumentar me titullin “Një sekret publik”. Në të dëshmuan dhjetra aktorë dhe aktore që pranonin se ishin abuzuar përgjatë karrierës së tyre si fëmijë.

Sipas dëshmive, pjesa më e madhe e abuzimeve ka ndodhur nga themeluesit dhe drejtuesit e “Digital Entertainment Network”, një kompania multimediale e viteve ’90 në Hollywood.

Elton Tafaruci May 24, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?