Krimet e Rënda dorëzojnë në Prokurorinë e Përgjithshme dosjen për ekstradimin e Arben Frrokut, i dyshuari i vetëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, disa ditë më parë në kryeqytet.
Dosja e përgatitur nga Krimet e Rënda pritet t’i dorëzohet Ministrisë së Drejtësisë për vijimësinë e procesit. Krahas dosjes së Frrokut, është dorëzuar edhe dosja e nipit të tij, Jak Jaku, i cili u arrestua bashkë me të nga forcat e shtetit grek në Selanik.
Dritan Lamaj u vra në 24 shkurt në Tiranë, pak metra larg shtëpisë së tij. Dy të dyshuarit kryesorë u shpallën Artan Frroku dhe Jak Jaku, të cilët u vunë në pranga një ditë më pas në Selanik. Në 1 mars, ata u njohën me akuzat dhe ndaj tyre nisën procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.
.