Kryetari i Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, Mark Frroku, që fitoi një mandat në qarkun e Shkodrës, thotë se nuk ka ndërmend që t’i kundërvihet Partisë Socialiste.
Duke komentuar idenë e kreut të PDK, Nard Ndoka, për krijimin e polit të qendrës, Frroku thotë: “Unë personalisht si deputet e kam bërë të qartë që do të mbështes maxhorancën dhe qeverinë. Unë nuk mund t’i kundërvihem Partisë Socialiste sepse jam në koalicion me këtë forcë politike. Në një pikë bashkohem me Ndokën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Jam shumë dakord me këtë dhe e kam bërë të qartë edhe kohë më parë. Sa i përket bashkimit të partive për t’iu kundërvënë PS-së, kjo nuk ndodh. Ne kemi një koalicion me PS-në dhe jam shprehur qartë që mbështet pa rezerva qeverinë. PS dhe LSI kanë fituar zgjedhjet dhe ne nuk mund t’i kundërvihemi. Së bashku me këto forca politike janë edhe dy parti të tjera, ne dhe PBDNJ-ja, që kemi marrë mandate deputetësh dhe jemi fitues. Unë e kam shprehur qartë që mandati i Mark Frrokut është për maxhorancën dhe nuk lëviz nga kjo”.
Frroku thotë se postin e ministrit do e kërkojë në një moment të dytë. Sipas tij, për momentin e rëndësishme është që vendi të ecë përpara.
Ai thotë se janë në fazë bisedimesh për bashkimin e partive demokristiane, duke mos dhënë asnjë detaj.
Eeeeepo nuk je si nardi ti ai luan me byth sa andej Sa kendej,burri mbahet mbas fjalet
Froku me kete tregon veten tende.e jo si ndoka qe levis si pas interesave te tij ai esht nje klloun i politiks .e ate mendim per te ber nje pol te tret ai e ka mar nga krimineli berisha nuk e ka nga koka e tij .se ai e ka bosh