Të gjesh një biletë për ndeshjen me Armeninë është pothuaj mision i pamundur, përveçse t’i drejtohesh tregut të zi ku mund t’i gjesh me bollëk.
Në sportelet e Federatës Shqiptare të Futbollit si në Tiranë ashtu dhe në Elbasan shitja e biletave është bërë në mënyrë ilegale dhe të gjitha biletat e nxjerra në treg në këtë formë janë marrë nga sekserët që i shesin ato 4 ose 5-fish me shtrenjtë.
Pranë këtyre pikave që janë përcaktuar nga Federata si sportele për shitjen e biletave për ndeshjen zyrtare Shqipëri-Armeni qëndrojnë njerëz të paautorizuar me tufa biletash në duar që pasi i kanë marrë nga punonjësit e Federatës i shesin disa herë me shtrenjtë. Vetë ata pohojnë se këto bileta i kanë blerë nga punonjësit e Federatës me një çmim më të lartë se ai zyrtar.
Kështu një biletë me vlerë 10 mijë lekë të vjetra për një vend në tribunën G prapa porte sekserët e kanë blerë më një çmim 15 mijë lekë të vjetra dhe e shesin për 40 mijë lekë. Ndërsa biletat e tjera për tribunën përballë asaj VIP në tregun e zi kushtojnë nga 120 mijë lekë të vjetra deri në 200 mijë.
Ky është realiteti i “krenarisë” Kuq e Zi që shpaloset me himne dhe daulle në faqen e Federatës, që e trajton ekipin kombëtar si “llotarinë” e vet, duke vërtetuar edhe njëherë se të grabisësh njerëzit nuk mund ta bësh vetëm me armë dhe maska por edhe me këngë dhe ngjyra.
Delenxhinjte dhe dallkauket kuq e zi.
RROFTE ARMANDO DUKA.
Dolen ne shitje ne Elbasan rreth 100 cope bileta sa per te thene qe u shiten ne sportele dhe keto i moren po njerezit prane drejtuesit te stadiumit.Te tjerat jane perpire nga dheu.Pastaj diten e ndeshjes i shesin ne tregun e zi me cmime super te kripura.
o njerez ,tregohuni nje here te zgjuar, lerjani ne dore biletat, diten e ndeshjes kur matarpazet te fillojne me shit biletat mos ja blini , lereni pjesen e pare pa e pare dhe do te shikoni se si matarapazet do tjua afrojne me cmimin normal, por ju kerkojani me poshte se cmimi normal dhe ata do jua japin, se nuk duan tju ngelen ne dore biletat. Keshtu e boj une, e lej pa e pare disa minuta lojen dhe matarapazi per mos me ju ngel bileta ne dore ma jep me ate cmim qe ja kerkoj une, pra me poshte se cmimi normal.
Sa te jete Armando KJO FEDERATE DO MBETET SHKERDHATE.Keshtu ka vepruar qysh prej fillimit te tij ne krye.Me vjen keq se e kam edhe si tip patrioti,dhe me thene te drejten na ka poshteru me ato veprime shkaterruese ndaj federates e klubeve,kombetares e gjithandej.Dhe kulmin e arrin ne batakcilleqet me FIFA-n e Platinine,kunder vendit te vet.Le ta heqim te gjithe bashke qe te shohim Shqiperine majave te aktiviteteve kombetare e nderkombetare,kurse Armando le te shkoje te PD se atje gjen vehten!
KUR DO VIJE DITA TE SHOHIN EDHE DUKEN ME BYRZYLYKE NE DUAR???!!!!