Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur se këtë javë do të mbahen 3 seanca parlamentare. Në seancën e paradites së të enjtes pritet të diskutohet rreth përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.
Ndërsa po këtë ditë pas orës 15:00 do të mbahet një seancë tjetër në të cilën do të raportojë Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fule.
Në seancën e tretë për këtë javë, e cila do të mbahet të premten, pritet të diskutohet për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, rolin e EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudhën e tranzicionit. /Zëri/