Në fund të kësaj vere, Guo Bin, një fëmijë kinez vetëm 6 vjeç, ishte protagonist i një episodi të tmerrshëm, jehona e të cilit bëri xhiron e botës. Kur i vogli u gjet në një fushë afër shtëpisë së tij në provincën Fenxi, i droguar, i përlyer në gjak dhe pa sy, dyshimet menjëherë u mblodhën mbi tezen e tij, Zhang Huiying. Ajo u akuzua se i kishte nxjerrë sytë të nipit me qëllim që t’ia shiste kornet e tij trafikantëve të organeve. Ishte përhapur kështu lajmi se 6-vjeçari kishte humbur jetën, por Guo Bin ishte gjallë, edhe pse i gjymtuar keq dhe i dënuar në verbëri.
Vetëvrasja e tezes – Disa detaje të historisë të raportuara fillimisht, më pas rezultuan të rreme: pavarësisht se kishte qenë pikërisht tezja e Guos që e kishte kryer gjestin makabër, në këtë histori nuk ishin të përfshirë trafikantët e organeve, meqë gjatë ekspertizës, sytë e të voglit ishin gjetur në vendngjarje. Gjashtë ditë pasi tezja e Guos u akuzua, ajo kreu vetëvrasje duke u hedhur nga dritarja e banesës së saj. Hetuesit mendojnë se gruaja i shkuli sytë fëmijës në shenjë hakmarrjeje pas një grindjeje familjare.
Ajo që i bëri mediat të raportonin një histori gjysmë të trilluar lidhe t me faktin se në Kinë është gjerësisht i përhapur trafiku i paligjshëm i organeve, pasojë e mungesës së donatorëve. Në vendin aziatik janë rreth 300 mijë kinezë në pritje të transplanteve të organeve dhe vetëm 10 mijë ndërhyrje kirurgjikale ushtrohen zyrtarisht çdo vit.
Një palë sy të rinj – Sot, shkruan e përditshmja britanike “Mirror”, Guo Bin ka një palë sy të rinj: është fjala për dy kokërdhokë okularë artificialë, që ndonëse (fatkeqësisht) nuk do t’i kthejnë kurrë shikimin fëmijës, të paktën do t’i lejojnë të duket si gjithë fëmijët e tjerë normalë.
Që nga fundi i gushtit Guo i është nënshtruar ndërhyrjeve të ndryshme nga një profesor i mirënjohur në Hong Kong, Dennis Lam Shun-Chiu, i cili e ka operuar vogëlushin falas. E ëma e tij, Wang Wenli, është shprehur e gatshme që të bëjë çdo gjë vetëm që t’i kthejë shikimin të birit. “Nëse ka edhe një shpresë të vetme të vogël, unë duhet ta provoj. Ëndrra ime është që ai të mos jetojë gjithnjë në errësirë, por të kthehet e të bëjë jetën e mëparshme, të luajë dhe të gëzojë si të gjithë fëmijët e tjerë”.
Megjithëse shpresat janë të kufizuara, mund të ndodhë që falë progreseve në mjekësi në të ardhmen Guo të rifitojë shikimin. Aktualisht fëmija ndiqet nga një skuadër specialistësh, të cilët e ndihmojnë që të mësojë të lëvizë pa ndihmën e të tjerëve./D.Gjuzi
Histori me tronditese as nuk kam degjuar as nuk kam lexuar.Djali qenka i bukur.
Njeriu nuk njihka limite ,ne prirjen e tij kriminale.
O Zot,o Zot!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ka edhe me keq, kete gje Saliu ja beri popullit shqipetar per 23 e vjet, mirepo vete populli me mjekesine Ligjore te Votimit i solli vetvetes shikimin e munguar. Ne dallim nga tezja e 6 vjecarit kinez., qe u vete vra Saliu eshte gjalle. I uroj me gjithe shpirt te beje Harakiri para monumentit te Skenderbeut, thiken a shpaten do ja siguroj une duke u bere per here te pare Donator.