Policia e Krujës parandaloi hedhjen në erë të një shtylle të tensionit të lartë në fshatin Halil, vetëm dhjetë ditë pas një rasti tjetër të ngjashëm po në këtë fshat. Persona ende të panjohur kishin vendosur nëntë kallëpe tritoli në të dy krahët e shtyllës në pritje të aktivizimit të eksplozivit. Motiv i këtij akti terrorist në tentativë dyshohet hakmarrja për aksionin e energjisë elektrike, kurse policia mendon se autorët janë banorë të zonës. Por deri ditën e djeshme nuk ka asnjë të arrestuar për të dyja tentativat.