Një 43-vjeçar ka humbur jetën pasditen e djeshme në Fushë-Krujë, pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte u përplas nga një automjet në shpejtësi, drejtuesi i të cilës u arratis nga vendngjarja dhe u dorëzua më pas në polici. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Gjolës, ku Dashamir Kurti ka humbur jetën pas goditjes fatale. Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Tuareg”, 25-vjeçari Edison Shota, është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, duke e lënë në rrugë 43-vjeçarin. Pak minuta pas ngjarjes 25-vjeçari është vetëdorëzuar në polici.