Policia vendore ka ndaluar një të kërkuar që u përfshi në përleshje masive në një lokal më 8 shkurt. Mëngjesin e djeshëm u kap Eduart Përlica, 20 vjeç, i cili akuzohet se në bashkëpunim edhe me Bledar Çela, e vëllezërit Alfred dhe Ervis Halili, kanë kanosur me armë zjarri automatik, duke qëlluar disa herë në ajër, V. K., dhe më pas janë larguar në mënyrë të shpejtë nga vendi i ngjarjes me qëllim shmangien e policisë dhe hetimit. Aktualisht në kërkim janë edhe tre të dyshuarit e tjerë.