Një futbollist brazilian pranoi se e dashura e tij u vra, iu copëtua trupi dhe me të u ushqyen qentë. Bruno Fernandes de Souza, 28-vjeçari që planifikonte të luante me skuadrën kombëtare në Kupën e Botës 2014, akuzohet se ka vrarë të dashurën Eliza Samudio, për të shmangur detyrimet financiare për të birin. Ai pranoi se miku i tij i ngushtë, Luiz Henrique Romao, pati idenë për të punësuar një vrasës me pagesë dhe ai e kishte pranuar këtë fakt.
De Souza akuzohet se së bashku me disa miq të tij, bashkëshorten dhe një ish-oficer policie kanë planifikuar vrasjen e 25-vjeçares. Disa pjesë të trupit të vajzës dyshohet se u përdorën për të ushqyer qentë e racës Rotvailer që Bruno mban në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër u varros.
Pak kohë më parë, miku i Brunos, Luiz Henrique Romao, u gjet fajtor për vrasjen e 25-vjeçares Saudio dhe u dënua me 15 vjet burg. Ndërsa muajin tjetër pritet të nisë edhe gjyqi i futbollistit. Ai ka pretenduar prej kohësh se Saudio ndodhej diku jashtë vendit. Por në gjykatë, Bruno pranoi se e kishte marrë vesh çfarë i kishte ndodhur ish-të dashurës nga kushëriri i tij, Jorge Rosa, i cili kishte asistuar në vrasje. Ai tha se ndihej fajtor për vdekjen e saj, pavarësisht se nuk kishte urdhëruar vetë që ajo të vritej. 25-vjeçarja Samudio, e cila më përpara pretendonte se kishte pasur një lidhje me Kristiano Ronaldon, u takua me Brunon në një festë futbollistësh në maj të 2009-s. Ajo ngeli shtatzënë dhe nuk pranoi të bënte abort, duke kërkuar që Bruno t’i jepte atësinë fëmijës. Madje ajo denoncoi futbollistin se e kishte detyruar të abortonte duke i vënë pistoletën në kokë. Por pavarësisht kësaj,a jo e lindi fëmijën në shkurt të 2010-s, ndërsa Bruno nuk e njohu kurrë si të tijin.
Prokurorët dyshojnë se Bruno e vrau vajzën pasi ajo i tha se do të kërkonte që drejtësia të vendoste për pagesat që Bruno duhej të bënte për të birin. Kushëriri i Brunos i tha policisë se së bashku me mikun e tij, Romao, e morën vajzën dhe fëmijën e saj nga një hotel në Rio, me premtimin se do të flisnin rreth atësisë dhe detyrimeve që futbollisti duhej të paguante. Ata shkuan në një shtëpi në Belo Horizonte, ku e mbajtën vajzën të mbyllur për 6 ditë. Më pas, ajo iu dorëzua ish-policit Santos, i cili kreu tortura barbare mbi të në sy të fëmijës.
Santos, i cili u pagua rreth 9 mijë euro për vrasjen e kreu krimin pasi kishte vendosur muzikë me zë të lartë, për të mbuluar britmat e viktimës.
Policia e gjeti fëmijën në një fshat pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Testi i ADN-së provoi atësinë e pretenduar nga e ëma. Nëse futbollisti shpallet fajtor, ai do të përballet me të paktën 41 vjet burg.
kafshe e denje per oborrin e Saliut