Eurokomisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, mendon se zgjedhjet e qershorit janë të rëndësishme, por pavarësisht kësaj, klasa politike në vend ka përpara dy probleme që duhen zgjidhur: Mungesën e kulturës së kompromisit dhe mungesën e përfshirjes. Në një mesazh të postuar në Tuiter, Fyle evidenton problemet e klasës politike shqiptare, duke u shprehur në anglisht dhe shqip.
“Zgjedhjet janë të rëndësishme, por nuk zgjidhin çështje kritike: si mungesën e kulturës së kompromisit dhe mungesën e përfshirjes”, shkruan Fyle.
Komisioneri për Zgjerimin pritet të vizitojë të hënën Tiranën, ku do të takohet me kryetarin e maxhorancës dhe atë të opozitës, për të biseduar rreth mundësisë së gjetjes së një zgjidhjeje për miratimin në Parlament të tre reformave që BE i cilëson kushte për marrjen e statusit.
Fyle-efendiu ka harruar te na permende edhe kulturen e “krokodilit’ si ekskluzivitet i tij,totalisht i demshem per fatin e shqiptareve e te Shqiperise.A do te vije nje dite qe mediat shqiptare te behen interprete te drejtperdrejta te vullnetit te shqiptareve e te mos na cajne me trapin me perrallat e kodosheve te nahijes se fyleve ??????
Pres ta shoh,para se te iki nga kjo bote,kete dite fatlume per ne te gjithe.