Nuk ndodh çdo ditë të marrësh një letër të shkruar me dorë nga vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara. Në fakt, Obama e do aq shumë Historinë e Artit sa ndjeu nevojën të shpjegohej personalisht për shakanë e tij.
Më 30 janar, kreu i Shtëpisë së Bardhë vizitoi një fabrikë të “General Electric” në Uiskonsin dhe duke folur mbi papunësinë bëri këtë koment: “Njerëzit kanë më shumë mundësi të fitojnë para në një punë në sektorin e prodhimit, sesa me një diplomë në Histori Arti”. Duke parashikuar reagimet, presidenti shtoi menjëherë: “Unë e dashuroj Historinë e Artit dhe nuk do doja të merrja tani një grumbull e-mailesh për atë që thashë. Ajo që nënkuptoja është se mund fitosh mirë dhe të bësh karrierë edhe pa u diplomuar, me kusht që të fitohen aftësitë dhe të kryhet praktika e nevojshme në një sektor të caktuar”.
Por, pavarësisht sqarimit të presidentit, profesoresha e Historisë së Artit në Universitetin e Teksasit, Ann Collins Johns, nëpërmjet faqes online të Shtëpisë së Bardhë i shkroi Obamës, duke nënvizuar se si disiplina e saj përfshin aspekte të ndryshme të kulturës, iu mëson studentëve të mendojnë me kokën e tyre dhe i nxit të shkruajnë në mënyrë kritike, siç pikërisht po bënte ajo në atë moment.
Presidenti nuk u fye dhe për t’i treguar se ishte penduar i dërgoi një letër: “E dashur Ana më lejo të të kërkoj ndjesë për deklaratat e mia të improvizuara. Po bëja një koment në lidhje me tregun e punës dhe jo për vlerën e Historisë së Artit, që midis të tjerash, ka qenë një ndër lëndët e mia të preferuara në lice dhe më ka ndihmuar të përjetoj shumë gëzime. Prandaj të lutem transmetoje ndjesën time në të gjithë Departamentin dhe merr në konsideratë se po përpiqesha të inkurajoja të rinjtë, të cilët nuk janë të prirur drejt universitetit që të tregohen më të hapur ndaj trajnimit teknik dhe mund të kenë një karrierë të nderuar”. Në fund të letrës, emri dhe firma e Barack Obamës.
Të flasësh për të rinjtë dhe për pritshmëritë e tyre sot është gjithnjë e më e ndërlikuar dhe kritikët e presidentit mund të mendojnë se kështu ai i fton ata të mos kenë ambicie për të studiuar. /Dorina Gjuzi
Ne fakt ne ditet e sotme per te bere para nuk ka nevoje as te punosh por as te besh art.
ne ditet e sotme nese do te besh para duhet te xhvishesh para mediave.
Do para???? – xhvishu.
Do pune ??? — xhvishu
Nuk vjen cdo gje nga puna ne ditet tona. Ka puen me te vlereshme se puna . XHVISHU.
injorant
Gjithcka e thene nga Obama dhe petagogia eshte eshte shembull i nje niveli shume te larte kulture komunikimi “O Mergimtar” injorant me brire.
Ka ndodhur kohe me pare e mediat ne bote e kane harruar, jemi me “lag” a π/2 sic thuhet ne matematike. Por shume mire qe e pasqyroni; kjo eshte forca e Opinionit publik. ” Jo se Obama eshte burre i mirre” Gradualisht do e marrin vesh politikanet tane qe “njeshi” ka rendesi, e te dine si te sillen me. “Se dhe Posti te fluturon”
Gjate zgjedhjeve nje grua ndalon Gordon Brown ne rruge e i ben nje kritike, pasi largohet ai murmurin nje te share. Media e degjoi. Krijohet furi mediatike. G.B. i shkon ne shtepi dhe i kerkon falje, por demi ishte bere. Zgjedhjet sigurisht s’do i fitonte por ky episod i vogel tregon forcen e medias/ opinionit.