Gazeta zvicerane “Tages Anzeiger”, e cila në numrin e së enjtes ka botuar një reportazh nga Durrësi mbi Kombëtaren e Shqipërisë bën dhe një portret të Armando Dukës.
Gazeta e përshkruan Dukën si njeri me peshë dhe si biznesmen që nuk e fsheh pasurinë e tij, ndaj kur vjen t’i vizitojë futbollistët e Kombëtares në Durrës, vetura duhet të jetë patjetër e shtrenjtë, për shembull Bentley.
“Ai është 53-vjeçar, ka para. Të cilat i fiton me një fabrikë për ushqim kafshësh, me prodhim të vezëve, ai është pronar i një rrjeti me dyqane ushqimore, bën tregti me kafe, shet verë dhe pajisje elektrike dhe ofron telefoni mobile. Ai s’pranon të tregojë sa para ka në xhirollogari. Por me krenari tregon se ka punësuar 1000 veta”.
Duka i thotë gazetës zvicerane se kur kishte marrë drejtimin e Federatës së Futbollit para 14 vitesh kishte hasur në një situatë të tmerrshme. Infrastruktura ishte e keqe, gjendja në ligën e futbollit dhe përgatitja e trajnereve nuk ekzistonin fare. Duka kishte shtuar numrin e punëtoreve të Federatës nga 5 në 55 – dhe në vitin 2011 ai gjeti trajnerin, i cili e çoi përpara Kombëtaren: italianin Gianni De Biasi.
Para tij kishin provuar të krijojnë një ekip të denjë trajnerët Hanspeter Briegel, Otto Bariq, Arie Haan dhe Josip Kuzhe. Duka thotë se secili prej tyre ka vendosur një gur për të ndërtuar shtëpinë.
Më 11 qershor shqiptarët do të luajnë kundër Zvicrës. Duka nuk e ka dëshiruar Zvicrën si kundërshtare.
“Sërish e kemi këtë debatin e përjetshëm për shkak të lojtarëve me prejardhje shqiptare, të cilët luajnë për Zvicrën. A janë ata shqiptarë? A janë zviceranë?”, pyet Duka i cili thotë se është kundër qe futbollistet e vendeve te tjera te festojnë me shenjën e shqiponjës kur shënojnë gol.
Ky gjest është popullarizuar shumë viteve të fundit, por, sipas Dukës, është e papranueshme që lojtarët ta bëjnë shqiponjën apo të mbajnë në këpucët e tyre flamurin shqiptar, ndërsa kanë vendosur të luajnë për Zvicrën. Njëri nga futbollistët që mban flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës në këpucë është Xherdan Shaqiri.
Mërgim Mavraj nga “FC Koln” përpiqet t’i qaset kësaj pyetjeje në mënyrë filozofike “Nëse një gjel del nga veza në një ahur, ai është dhe mbetet gjel dhe nuk bëhet lopë”.
Për Mavrajn Xhaka, Behrami, Shaqiri dhe të tjerët janë shqiptarë – “gjaku përcakton prejardhjen”, thotë Mavraj ndërsa shpjegon gjakun dhe gjelat.
Gjithanej ne bote federatat e futbollit drejtohen prej ish futbollistash te shqu. Vetem ne Shqipni drejton federaten nji tregtar vezesh. Ka 15 vjet ne kry te federates e aty ne kry ka me vdek po nuk u kufizun mandatet e kryetarit. Se votat i ble ky Duka ene voten e kundershtarit biles. Asht ba plaku Mere e nuk di me u shkul. Ik mer dreq se je ma mut se Blateri.
E sigurt fare qe xh’do ndeshje do shesi javet e ardhshme.
Se mos vetem ky! Kur ti deklarojne (ne se do i deklarojne, dhe do jene te ndershem me te), atehere do shohim se si i kane vene pasurite e veta! Nuk kam besim se do i mesojme ndonjehere!
Ajo qe me intereson eshte qe mos te jene pare te vjedhura te popullit5pa per te tjera vari leshte
cfare presidenti ;;;; vjedhes si RAMA BERISHA META DHE BASHA …. ME MENDIMIN TIM I NDAJNE PERFITIMET ME RAMEN DHE RAMA E LEN NE FUQI … PESHKU ESHTE QELBUR QE NGA KOKA ….. TE RROJE POPULLI SE POLITIKANET NE SHQIPERI JANE BERE HAJDUTA ….JO BIZNESMANE …. DUKA DUHET TE IKI TE BEJE BIZNES VEZESH PULASH DHE MJAFT VODHI ….KA SPORTISTA TE VJETER QE JANE TE PASTER AP JO RAMA ….???? GAZETAT E HUAJA SHKRUAJNE PER VJEDHJET QE KA BERE ME POPULLIN ..KU JANE GAZETARET NE SHQIPERI PERSE I MBYLLIN SYTE APO …