Gazsjellësi trans-adriatik po konkretizohet dita-ditës dhe pikërisht, sot Qeveria ka marrë një vendim tjetër lidhur me të duke miratuar vënien në dispozicion të shoqërisë Trans Adriatic Pipeline AG, nëpërmjet marrjes në përdorim, të tokës shtetërore që preken nga ndërtimi i rrugëve hyrëse të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik si dhe për hyrjen në rrjetin rrugor shqiptar.
Në bazë të vendimit, marrja në përdorim, prej shoqërisë TAP AG, e sipërfaqeve të tokës shtetërore, që preken nga ndërtimi i rrugëve hyrëse të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik, do të bëhet nëpërmjet nënshkrimit të një kontrate qiraje, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe shoqërisë TAP AG.
Nga ky tubacion shqiptaret do marrin ndonje meter kub gaz apo hic.Kam lexuar nje shkrim qe shqiperia nuk merr asgje, as gas, as qira toke dhe as qira per tranzitin e gazit qe kolon neper teritorin tone.Nsq eshte keshtu atehere te prishet kja marrveshje se eshte njelloj si sala qe i fali siperfaqe deti greqise.